Mirëqenie

August 13, 2020 | 8:12

6 rekomandimet e pediatërve për të mbrojtur fëmijët dhe veten nga Covid-19

Gjashtë gjëra konkrete të cilat do të duhej t’i ndërmerrni në mënyrë që të mbroni veten dhe fëmijët nga koronavirusi.

  1. Mos e prekni fytyrën dhe lani sa më shpesh duart me sapun

Me rastin e larjes së duarve, gjithmonë zgjidhni më parë sapunin, sepse alkooli than lëkurën dhe thith probiotikët natyralë.

  1. Merrni vitamina shtesë

Për të forcuar imunitetin dhe për t’u mbrojtur nga virusi aktual, është e nevojshme të shtojmë marrjen e vitaminave. Vitaminat të cilat janë të domosdoshme dhe në cilën dozë ditore:

– Vitaminë C 2 – 3 g në ditë, fëmijët 1 g.

– Zink 15 mg në ditë.

– Vitaminë D 4000 iu në ditë të rriturit, 2000 iu në ditë fëmijët.

– Vitaminë A 1000 – 1500 iu në ditë.

  1. Mos shkoni në kafene, palestra…

Gjithashtu, harroni edhe të gjitha kontaktet e afërta, përqafimin dhe puthjen.

  1. Hani ushqim të shëndetshëm

Është shumë e rëndësishme të shmangen sheqeri, makaronat dhe ushqimi i shpejtë (të cilin e hamë kryesisht kur kemi uri), por do të duhej që në ushqim të përfshihen sa më shumë fruta dhe perime.

  1. Mendoni pozitivisht

Paniku shkatërron sistemin imunitar dhe pastaj i nënshtrohemi virusit. Prandaj mendoni pozitivisht.

  1. Mos shikoni lajme

Dëgjoni muzikë relaksuese, më së miri klasiken, në mënyrë që të ngrini humorin, i cili është përtokë kur jemi të ekspozuar ndaj stresit. Dhe mbroni prindërit tuaj të moshuar, gjyshet dhe gjyshërit.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top