Shpesh përpiqemi të bëhemi mjekë të vetvetes dhe ndonjëherë na ndodh të ngatërrojmë një sëmundje me një tjetër… Në fakt, 20% të sëmundjeve serioze diagnostikohen gabim. Ne nuk duhet ta marrim lehtë shëndetin tonë, kështu që le të zbulojmë pak më shumë për këto sëmundje të cilat rëndom i ngatërrojmë me të tjera.
Ataku i zemrës/ataku i panikut
Ndonjëherë është shumë e vështirë të dallohet një goditje në zemër nga një atak paniku sepse, në pamje të parë, simptomat e tyre janë të përbashkëta. Një dhimbje e fortë si therje me thikë shpesh është tregues i një sulmi në zemër. Në shumë raste, kjo dhimbje është e pranishme vetëm në krahun e majtë.
Më poshtë janë disa prej ndryshimeve mes një ataku në zemër dhe ataku paniku:
Personat që përjetojnë një sulm në zemër kanë një frymëmarrje të shpeshtë dhe nuk janë në panik. Por mund të ndihen shumë të frikësuar. Para kësaj, ata mund të ndiejnë dhimbje koke dhe dridhje trupi. Në rastin e një sulmi paniku, personi ka ndjesinë e humbjes së kontrollit mbi nervat dhe mendjen e tij. Nëse po përjetoni një sulm paniku, trupi juaj është i tensionuar dhe do të ndjeni dhimbje muskujsh.
Meningjiti/ftohja e zakonshme
Meningjiti është inflamacion i membranave të buta rreth trurit dhe palcës kurrizore. Është shumë me rrezik pasi mund të shkaktojë dëmtim të trurit. Për këtë arsye është e rëndësishme të diagnostikohet herët dhe saktë.
Disa simptoma të zakonshme si ethet, duart e ftohta, dhimbjet e muskujve, të kokës dhe lodhja mund t’ju mashtrojnë. Kjo sëmundje shpesh ngatërrohet me të ftohtin e zakonshëm pasi simptomat janë shumë të ngjashme: ngrirje e qafës, konvulsione, njolla dhe skuqje në lëkurë dhe ndjeshmëri ndaj dritës së fortë.
Tuberkulozi/i ftohti i zakonshëm
Tuberkulozi është një nga sëmundjet më të zakonshme vdekjeprurëse në botë. Tek të sëmurët me tuberkuloz, bakteret sulmojnë zakonisht mushkëritë, por mund të dëmtojnë edhe pjesë të tjera të trupit.
Ai transmetohet përmes ajrit kur një person kollitet, teshtin ose flet. Por temperatura e një të sëmuri me tuberkuloz nuk shkon më shumë se 37-37.5 gradë Celsius dhe rritet kryesisht në mbrëmje. Simptomat si lodhja, ethet, djersitja gjatë natës dhe të dridhurat mund t’ju bëjnë të mendoni se po kaloni një të ftohtë.
Por ka disa simptoma specifike që duhen vëzhguar dhe ju tregojnë se nuk bëhet fjalë për një ftohje të zakonshme: kollë që zgjat 3 javë ose më shumë, kollë me gjak, dhimbje gjoksi ose dhimbje gjatë frymëmarrjes ose kollitjes, humbje peshe pa shkak.
Kancer gjiri/mastiti
Pothuajse gjysma e pacientëve me kancer diagnostikohen shumë vonë. Rreth çereku i tyre mësojnë për sëmundjen që kanë vetëm pasi ka kaluar në stade të avancuara. Dhe nëse disa simptoma përsëriten herë pas here gjatë një periudhe të gjatë kohe, mund të mos bëhet fjalë vetëm për një imunitet të ulët. Përpiquni të kuptoni trupin tuaj dhe t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si ndiheni.
Simptomat e kancerit janë shumë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Për shembull, kanceri inflamator i gjirit ngatërrohet lehtësisht me mastitin, një tumor malinj i zorrës së trashë i cili ka simptoma të ngjashme me kolitin ulçerativ ose sindromën e zorrës së irrituar. Ju mund të keni simptoma të ngjashme me mastitin si acarim i lëkurës, skuqje, dhimbje dhe nxehje e gjirit.
Kushtojuni vëmendje simptoma specifike të kancerit të gjirit si: kruajtje e gjinjve, ndjeshmëri të thithave ose në brendësi të gjirit, gjëndra në gjoks, reaksione të thithave.
Apendiciti/ciste në vezoren e djathtë
Të dyja këto sëmundje janë të rrezikshme dhe kanë nevojë për diagnostikim të duhur. Të dyja mund të shkaktojnë dhimbje të forta të papritura në anën e djathtë të barkut. Është mirë të mos kontrolloni në internet për të gjetur shpjegime, por të telefononi ambulancën.
Janë disa simptoma të përbashkëta si të vjellat dhe ethet. Por ka disa shenja gjithashtu të cilat mund të jenë përcaktuese për këto sëmundje. Në rastin e cisteve, mund të kemi çrregullim të ciklit menstrual. Kurse në rastet e apendicitit mund të kemi: forcim të barkut dhe paaftësi për të çliruar gazrat.
Lupus/sëmundje të tjera
Ju mund të keni pasur lupus gjithë jetën tuaj dhe të mos dini asgjë për këtë sepse simptomat janë aq të larmishme dhe shpesh mund të duket sikur keni një sistem imunitar të ulët që ju bën të predispozuar ndaj të gjitha llojeve të sëmundjeve. Mjekëve u duhen vite për të diagnostikuar këtë sëmundje të rrezikshme pasi shfaqni thjesht simptoma të sëmundjeve të lehta.
Gjëra kryesore që duhet të dini është se nëse përjetoni dhimbje të kyçeve ose muskujve që vijnë pa asnjë shkak, është mirë të kërkoni të ekzaminoheni më në detaje nga mjeku. Kjo sëmundje autoimune mund të prekë çdo pjesë të trupit, përfshirë dhe organet e brendshme. Kushtojuni rëndësi këtyre simptomave të lupus: dhimbje e kyçeve, ethe pa arsye, lodhje, dhimbje gjoksi kur merren frymë thellë dhe rënie flokësh.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.