Marrëdhënie

December 17, 2019 | 8:06

6 sjelljet që i largojnë njerëzit nga ju

Shumicën e kohës, njerëzit nuk mund të kuptojnë se pse i shtyjnë të tjerët larg vetes. Ne të gjithë manifestojmë një ose më shumë sjellje, që i shtyjnë njerëzit larg të paktën një herë. Kjo është njerëzore dhe askush nuk duhet të ndihet në faj. Ka disa arsye për këtë.

1

6 sjelljet që i largojnë njerëzit nga ju:

Egoizmi

Njerëzit nga natyra janë krijesa intuitive dhe mund të kuptojnë në qoftë se jeni duke bërë diçka me qëllime egoiste. Vetëm për shkak se njerëzit nuk mund të veprojnë gjithmonë me këtë intuitë, nuk do të thotë të përfitoni prej tyre. Në mënyrë që të kaloni një jetë të lumtur, ju duhet të mësoni se si të bashkëpunoni me të tjerët, duke u dhënë nga vetja pa kërkuar asgjë në këmbim.

Mendjemadhësia

Shfaqja e sjelljes si mendjemadh është e sigurtë që i nxit njerëzit të qëndrojnë larg jush. Duhet të dini se nuk jeni i vetmi në të gjithë botën. Përpiquni të komunikoni, të kuptoni nevojat dhe lumturinë e atyre që janë përreth jush.

Vetëdrejtësia

Ndonjëherë njerëzit priren të mendojnë shumë për veten dhe besimet e tyre. Në raste të caktuara, egot e disa njerëzve shkojnë aq larg sa poshtërojnë të tjerët. Por kjo është një mënyrë e rreme për të jetuar dhe për të fituar respekt. Ne të gjithë kemi një vlerë të veçantë dhe askush nuk është më i mirë se tjetri. Nderoni të tjerët, se keni nderuar veten!

2Mania për përsosmëri

Njerëzit nuk janë të përsosur. Ata janë të detyruar të bëjnë gabime dhe kjo është pikërisht ajo që i bën të veçantë. Ata janë të aftë të përdorin dështimet e tyre si një përvojë mësimi.

Ankues kronikë

Njerëzit e lumtur dhe të suksesshëm nuk ankohen shumë. Nga ana tjetër, ankuesit kronikë gjithmonë kanë diçka negative për të thënë … edhe kur janë të lumtur! Në fund të fundit: ne të gjithë kemi rrethana të ndryshme që na janë dhënë në këtë jetë,  këto rrethana janë tonat, të drejta apo të padrejta. Në vend të kësaj, kërkoni zgjidhje për problemet në vend që të ankoheni.

Cinizmi

Mos u hidhni në përfundime pa i ditur rrethanat e të tjerëve. Të menduarit pozitiv mund të sjellë mënyra të reja të të menduarit dhe të jetuarit tek çdo cinik. Ai mund të transformojë plotësisht jetën e tyre, për shkak se kur besoni në më shumë mundësi, ato bëhen realitet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top