Këshilla & Arsye

May 1, 2019 | 8:19

6 truke si t’i mbijetoni dëshirës për ëmbëlsira

Po bën diçka kur befas… të rritet dëshira për të ngrënë një copë çokollate dhe asgjë dhe askush nuk mund t’ju bëjë të ndryshoni mendje!

Por, a ka ndonjë mënyrë për t’i frenuar këto sulme të papritura të urisë, veçanërisht për ëmbëlsirat?
Ka një qasje nga ndjekësit në Instagram, të cilët ndajnë strategjitë e tyre rreth këtij “problemi” që ka të bëjë me të gjithë!
2

1.Hani rrush të thatë
Kombinimi i të ftohtit më të ëmblën: ky ushqim përmban sheqerna me kalori të ulët, si dhe shumë lëndë ushqyese.

2.Hani një copë çokollate, të zezë
Cila është çokollata e vërtetë e zezë, dhe pse është kaq e rëndësishme? Nëse dëshironi të zvogëloni konsumin e sheqerit, është mirë të filloni me leximin e etiketave të produktit. Aty do të gjeni shpesh çokollatë të errët që përmban më pak se 60% kakao. Nëse doni të bëni gjënë e duhur, çokollata e zezë duhet të ketë të paktën 80% kakao (ose edhe më shumë). Nëse çokollatat e tjera zakonisht përmbajnë 30-50 g sheqer (për 100 g), çokollata me të vërtetë e errët përmban më pak se 15 g për të njëjtën sasi.

3.Shtoni kanellë mes vakteve
I njihni bodybuilders? Për të marrë pjesë në gara të tilla, ata duhet të mësohen me një jetë pa sheqer: e vetmja mënyrë për t’i dhënë një shije të vogël vezëve dhe kosit të thjeshtë është t’i shtoni kanellën. Kanellë ka fuqinë për ta bërë çdo ushqim të duket i ëmbël. Ajo ndihmon gjithashtu në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe parandalon çrregullimet kardiovaskulare.

4.Laj dhëmbët

Kur pastron dhëmbët, truri juaj mendon se nuk do të hani më! Edhe pse nuk është e vërtetë. Truri do të mashtrohet dhe kështu bindja e mendjes do të shkatërrojë çdo shije që vjen më vonë në gojë. Më së shumti, do të duhet të presësh pak kohë përpara se të rifillosh ushqimin. Dhe ndërkohë, ndoshta keni ndryshuar mendjen tuaj dhe i harruat ëmbëlsirat, apo ndoshta keni shkuar për të bërë diçka tjetër, për shembull aktivitet fizik.

5.Bëj aktivitet fizik
Nuk bëhet fjalë vetëm për t’u marrë me diçka për një kohë dhe për të harruar çokollatën, por për efektet që keni pas trajnimit! Euforia që ndodh pas trajnimit, është efekti psikologjik dhe kimik që ushtrimi ka në trurin tonë. Kjo ndjenjë do të sigurojë që nuk do të ndiejmë nevojën për të ngrënë diçka të ëmbël, sepse jemi më të lumtur, më të kënaqur dhe më të sigurt me veten tonë.

6.Informohu mbi atë që është në të vërtetë sheqeri
Zbulo kush është armiku juaj! Kur ta mësoni se çfarë efekti ka sheqeri në trupin tuaj (i cili është më i dëmshëm se yndyra) nuk do të jetë e vështirë ta braktisni! Dhe një herë ta bëni këtë, do ta keni të vështirë ta rifilloni ta konsumoni. Për shumë, edhe një kuti çokollate më qumësht është e tepërt në konsum sheqeri.

Përfundime

Është e rëndësishme të reduktoni dëshirat për ëmbëlsirë, për të reduktuar përgjithësisht konsumin e sheqerit në dietën tuaj. Fillojeni me hapa të vegjël objektivin! Kur ta kuptoni se cila është strategjia më e mirë, do të jetë më e lehtë për të bërë pa sheqer fare.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: www.runtastic.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top