Mirëqenie

August 29, 2019 | 8:50

6 ushqimet që duhet të konsumoni për pastrimin e arterieve

Obstruksioni arterial është një problem i rrezikshëm në një afat të gjatë, dhe mund të shkaktojë një rritje të presionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit. Përmes arterieve, gjaku i pasur me oksigjen dhe lëndë ushqyese vjen nga zemra në organet dhe indet e tjera të trupit, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i mbani ato të fortë, fleksibël dhe elastikë.

Fatkeqësisht, për shkak të zakoneve të këqija siç mund të jetë një dietë e gabuar, arteriet mund të bllokohen, duke na ekspozuar ndaj rrezikut të sëmundjeve, madje edhe ato serioze. Sëmundja e zemrës është ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë, dhe akumulimi i pllakave në arterie është shkaku i shumë prej këtyre vdekjeve.

Më poshtë rendisim disa ushqime që, nëse kombinohen me një dietë të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik, mund të ndihmojnë në pastrimin e arterieve dhe përmirësimin e qarkullimit.

Peshk yndyror. Jo të gjitha yndyrnat janë të këqija për shëndetin tuaj. Disa yndyrna të shëndetshme bëjnë shumë të mira për zemrën dhe ky është rasti për ato që gjenden tek peshqit me vaj si sardelet, tonët dhe peshqit e tjerë blu. Ky lloj peshku është i pasur me acide yndyrore omega 3, të rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Xhenxhefil. Ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore që ndihmojnë në parandalimin e formimit të pllakave në arterie. Përveç kësaj, xhenxhefili ndihmon në uljen e nivelit të triglicerideve dhe kolesterolit në gjak.

Kafe. E pasur me antioksidantë, kafeja ndihmon në parandalimin e bllokimit të arterieve. Kini kujdes që të mos e teproni.

Kanellë. Është një nga erëzat me përfitimet më të mëdha shëndetësore: ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL), duke parandaluar bllokimin e arterieve.

Shafran i Indisë. Kjo erëz e shkëlqyeshme përmban komponime anti-inflamatore që zvogëlojnë dëmtimin e mureve të arterieve. Shtoni një majë me shafran Indie në gatimet tuaja, ose përgatitni një çaj bimor të shijshëm.

Drithërat. Fibrat dietike të këtyre ushqimeve parandalojnë sëmundjet e zemrës. Drithërat ndihmojnë në forcimin dhe bërjen e mureve të arterieve më fleksibile, duke promovuar qarkullimin e gjakut.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top