Mirëqenie

March 2, 2020 | 8:14

6 ushqimet që ju bëjnë mirë për trurin

Ju ndoshta keni dëgjuar që disa ushqime mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës dhe lejojnë të mendoni me qartësi. Por, cilat ushqime janë konsideruar në fakt ushqime të trurit? Besoni apo jo, ka një sasi me bollëk të ushqimeve që e mbrojnë trurin tuaj.1

Ju propozojmë 6 prej tyre:

Vaji i ullirit
Nuk duhet ta ndani nga tavolina, pasi është një nga ushqimet më të domosdoshme për funksionimin e trurit tonë. Në këtë përfundim kanë dalë shumë studime të kohëve të fundit.

Agrumet, veçanërisht qitrot
Një gjysmë qitroje në ditë (e cila është e barabartë me një portokalle), është mëse e nevojshme për trurin tuaj. Këto produkte përmbajnë disa antioksidantë shumë të nevojshëm.

Frutat e thata
Ato janë të domosdoshme sepse rrisin përqendrimin, i cili është shumë i domosdoshëm në punën dhe në përditshmërinë tonë.

Peshku
Të gjitha llojet e peshkut janë të domosdoshme për organizmin dhe veçanërisht për trurin. Kjo për vet faktin sepse përmbajnë Omega 3, vitaminën D, etj. Prodhimet e detit duhet të përdoren një herë në javë.

Çokollata e zezë
Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e çokollatave. Duhet të konsumosh patjetër një prej tyre, sepse ato kanë kafeinë, e cila është e rëndësishme për trurin tonë.

Frutat e pyllit
Konsumoni fruta pylli për një një kujtesë më të mirë, këtë sugjerojnë mjekët, por edhe dietologët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top