Kur ngriheni në mëngjes, falenderoni dritën për jetën dhe forcën tuaj. Zakonet që zbatoni krijojnë në mëngjes pozitiv ose negativ. Zakonet e mira janë shenja të vetëkujdesit; na lejojnë të paraqesim veten tonë më mirë në çdo përpjekje që ndërmarrim.
- Harroni telefonin
Mbani një ditar pranë shtratit dhe lexoni disa faqe të tij. Kjo është një praktikë e fuqishme që do t’ju mbushë mendjen me pozitivitet.
- Meditoni
Praktika e meditimi është dukshëm pozitive për gjendjen e mendjes. Në kundërshtim me besimin popullor, se seancat meditative ju mbajnë ulur për 30 minuta, ju mund të praktikoheni për 10, apo 15 minuta çdo mëngjes.
- Praktiko vizualizimin
Vizualizimi është thjesht imazhi mendor i diçkaje; në këtë rast, ju perceptoni në mënyrë ideale ditën tuaj.
- Konsumoni një pije të ngrohtë
Çaji ose uji me limon stimulojnë metabolizmin tuaj, pastrojnë gojën dhe fytin, dhe ju sigurojnë më shumë energji.
- Hani një mëngjes të ekuilibruar
“Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”, është një aksiomë plotësisht e vlefshme që shpesh injorohet. Mëngjesi shërben si lëndë djegëse për të gjithë trupin tonë dhe përmirëson energjinë, humorin dhe prodhueshmërinë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.