1.Qëndroni gjatë ulur
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkurton jetën tuaj me dy vite. Çohuni nga karrigia dhe krevati më shpesh!
2.I lini pas dore miqtë tuaj
Ndërveprim shoqëror dhe lidhjet sociale ndikojnë në shëndetin tonë. Shumica e studimeve theksojnë se vetmia dhe izolimi çojnë në vdekje të parakohshme.
3.Keni distance për të bërë
Jetesa në zona të largëta ju bën që të kaloni orë të panumërta në makinën tuaj, sidomos kur mbeteni në trafik. Efektet e një distance të gjatë janë të ngjashme me qëndrimin ulur, përveçse ka të të ngjarë të jeni të stresuar, gjë e cila i shton edhe më shumë benzinë zjarrit. Studimet tregojnë që distancat e gjata prej më shumë se 31 milje ulin në mënyrë të konsiderueshme jetëgjatësinë.
4.Nuk kryenin marrëdhënie seksuale
Një studim ka gjetur se njerëzit që nuk arrijnë në orgazmë për periudha të gjata kohore janë 50 për qind më të rrezikuar, në krahasim me ata që kanë orgazmë në baza të rregullta.
5.Ju nuk flini mjaftueshëm, ose flini shumë
Mungesa kronike e gjumit lidhet me sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, obezitetin dhe problemet njohëse. Nga ana tjetër, gjumi i tepërt rrit me 12 për qind vdekshmërinë.
6.Përdorimi i telefonit me orë të zgjatura
Teprimi me përdorimin e telefonit mund të shkaktojë dhimbje qafe, koke, shpine, për shkak të pozicionit jo të mirë të trupit, i cili njihet si një ndër faktorët që ulin jetëgjatësinë. Qëndrimi jo i mirë çrregullon enët e gjakut dhe organet e brendshme, madje edhe nervat. Ata që kanë dhimbje kronike kanë një jetëgjatësi më të shkurtër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.