Nuk ka rast më të mirë se sa sezoni i ngrohtë i verës për një prerje të shkurtër dhe të këndshme të flokëve. Ka një larmi idesh dhe arsyesh të mira për të rifreskuar pamjen tuaj…
Më e fundit që ka bërë një prerje të tillë flokësh është Kate Hudson. Së fundi aktorja u ka thënë lamtumirë flokëve të saj të gjatë duke zgjedhur ata të shkurtër. Një zgjidhje praktike dhe në të njëjtën kohë mjaft në modë. Por para saj, mania e shkurtimit të flokëve ka infektuar një grup të madh të grave të njohura.
Nga Kim Kardashian, e cila hapi sezonin e verës me shkurtimin e flokëve të saj në janar, tek Jones, Kaia Gerber, Reese Witherspoon, Natalie Portman, Lily James, janë të shumta ato të cilat në këtë mot me temperatura të larta kanë zgjedhur të përqafojnë trendin e flokëve të shkurtër.
Një zgjedhje që, përveç të qenit shprehje e një dëshire për ndryshim, synon gjithashtu të plotësojë nevojat praktike. Mbi të gjitha nxehtësisë e verës. Por jo vetëm. Këtu janë disa arsye të mira për të zgjedhur një shkurtim të bukur.
Praktik. A dëshiron të bëhesh lehtësisht gati kur zgjohesh në mëngjes dhe të rregullosh vetëm fije rebele? Apo të dilni nga dushi dhe të jeni gati në kohë rekord? Apo të shmangni pjasterën dhe mashën për t’u dhënë një formë të pranueshme?
Mirupafshim stilim. Jo se flokët e shkurtër nuk kërkojnë kujdes dhe mirëmbajtje, por pa dyshim, do të ketë më pak mundësi për t’u prishur një prerje e shkurtër.
Mirupafshim tharëse flokësh dhe pjaster. Ju nuk do t’ua keni më nevojën. Në këtë mënyrë do të keni më shumë hapësirë për rrobat tuaja në valixhen tuaj.
Ata janë në modë. Si asnjëherë më parë, kohët e fundit prerjet shkurt kanë momentin e tyre të lavdisë. Përshtaten në bazë të karakteristikave, ato të japin një efekt të menjëhershëm, duke i dhënë pamjes karakter dhe personalitet.
Qëndroni kundër erës. Nëse jeni në det, në një tarracë dhe po shijon një aperitiv, ose në një parti plazhi, as një lloj ere nuk do të mund të prishë modelin tuaj.
Ju mund të argëtoheni me aksesorët. Kush tha se karficat dhe shamitë janë vetëm për flokët e gjatë? Çlirojeni imagjinatën tuaj.
Japin freski. Ideja se nuk keni flokë të gjatë, të rëndë për t’u kapur vazhdimisht për të shmangur djersitjen, ju bën të ndiheni më mirë.
Burimi / www.vanityfair.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.