Edhe pse mund të duhet e çuditshme ka mjaft përfitime vendosja e rrobave në frigorifer, veçanërisht kur bëhet fjalë për pjesë të caktuara të veshjeve tuaja.
Këtu është lloji më i mirë i rrobave për t’u vendosur në frigoriferin tuaj dhe çfarë mund të bëjë akulli për secilën:
Lëkurë
Përfitimet e ngrirjes: Ju e dini se si xhaketa apo pantallonat e gjata lëkure mund të fillojnë të marrin erë jo fort të këndshme? Larja e lëkurës është një proces i komplikuar, kështu që në vend të kësaj, vetëm vendoseni artikullin në një qese plastike të mbyllur dhe futeni në frigorifer për 24 orë. Pas kësaj veshja juaj e lëkurës do të jetë aq e mirë, e re dhe e freskët si një lule.
Lesh kashmiri
Përfitimet e ngrirjes: Ne i duam kostumet tonë elegantë dhe të butë të kashmirit. Por suke qenë se janë mjaft të kushtueshme, duhet që të kujdeseni shumë për to. Nëse vini re se kashmiri juaj është gjithmonë i derdhur, vendoseni në frigorifer. Kjo gjithashtu vlen për veshje të bëra nga çdo fibër natyrale.
Triko
Përfitimet e ngrirjes: Çorapet mund t’i marrin të gjitha llojet e mundshme pas disa vitesh. Për trikot, së pari lërini ato në ujë të rrjedhshëm, shtrydhni ujin e tepërt dhe pastaj vendosini në një qese për ngrirje. Ajri i ftohtë do të forcojë fibrat e tyre, dhe të nesërmen, do të kesh me triko më të mirë se të rejat.
Xhinse
Përfitimet e ngrirjes: Nuk është e pazakontë që njerëzit t’i përdorin shumë pak xhinset e tyre para se t’i lajnë, sepse të gjithëve u pëlqen ajo ndjesia e të qenit të ngushta. Për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre pa i larë, provoni të ngrini një palë. Ju mund të dëshironi t’i ngrohni ato para se t’i vishni përsëri, por patjetër që do të kenë më shumë freski tek ata.
Këpucët
Përfitimet e ngrirjes: ndonjëherë të gjithë ne jemi fajtorë për erën e keqe të këpucëve.. Nëse ndieni se ato vijnë erë, vendosini në një qese futini lart në ngrirje. Pas një nate (ose disa) në frigorifer, atletet tuaja të preferuara do të kenë erë shumë më të këndshme.
Shtesë: Për të hapur këpucët e reja, mbushni dy qese plastike me ujë dhe futini ato në këpucët tuaja. Vendosini në frigorifer, dhe ja: uji i ngrirë do të ketë zgjeruar pak këpucët tuaja kështu që ato janë të rehatshëm për t’u veshur!
Lesh
Përfitimet e ngrirjes: Nëse ju përdorni kokrra për molën dhe ju gjeni vrima shkatërruese në trikon tuaj të leshtë, atëherë provoni ngrirjen. Frigoriferi mund të vras larvat e molusqeve, e cila është përgjegjëse për krijimin e vrimave dhe mban kancerogjene të mundshme. Lëreni artikullin e leshit në një qese në frigorifer për rreth dy javë.
Rrobat e palestrës
Përfitimet e ngrirjes: Ngrirja mund të vras bakteret që shkaktojnë erë dhe myk në veshjen tuaj të stërvitjes. E njëjta gjë vlen edhe për bluzat që ju përdorni më shpesh ngaqë ajo mund të ketë erë jo të këndshme. Nuk keni kohë për ta larë? Vendoseni atë në frigorifer gjatë natës dhe ajo do të jetë pa erë të keqe!
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://tiphero.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.