1- Diabeti
Kafeina e gjetur në kokrrat e kafesë mund të rrisë rrezikun e diabetit. Këta persona duhet të shmangin konsumin e kafesë dhe të monitorojnë vazhdimisht nivelin e sheqerit në gjak.
2- Kafeja, stresi, tensioni nervor
Konsumimi i tepërt i kafesë çon në çlirimin e hormonit të kortizolit ( hormoni i stresit), norepinephrine dhe epinephrine. Substancat kimike që gjenden në kokrrat e kafesë rrisin rrahjet e zemrës, tensionin dhe presionin e gjakut. Njerezit mendojnë që duke konsumuar kafe ata arrijnë të relaksohen dhe të rrisin energjitë e tyre, por në fakt nuk është kështu. Shmangni konsumin e kafesë për të mbajtur larg stresin dhe tensionin.
3- Osteoporoza
Konsumi i tepërt i kafesë bën që kockat e juaja të humbasin dendësinë e tyre pasi kafeina bën shkarkimin e kalciumit nga kockat. Eliminoni kafenë dhe merrni suplemente të kalciumit në mënyrë që të parandaloni osteoporozën.
4. Djegiet e zemrës dhe refluksin acid
Këto mund të jenë shkaktuar nga konsumimi i tepërt i kafesë, ashtu siç ndihmon në uljen e sphincter esofageal. Kafeina e lartë dhe pijet me gaz ose energjike shkaktojnë probleme zemre.
5. Diarrea
Konsumi i tepërt i kafesë mund të shkaktojë diarre. Është mirë që gjatë stinë së verës ku diarrhea është më e shpeshtë të shmanget konsumi i kafesë.
6.Ulçer, aciditet
Përbërësit që gjenden tek kafeja mund të irritojnë stomakun dhe zorrët. Shmangni konsumin e kafesë.
7.Probleme me tretjen
Prodhimi i acidit klorogjenik në momentin e konsumit të kafesë stimulohet më shumë kur kafeja konsumohet me stomak bosh sidomos në mëngjes. Ky acid në fakt duhet të prodhohet në momentin e konsumimit të ushqimit për të ndihmuar në procesin e tretjes.
Shkëputur nga ” Jeto shëndetshëm” Anila Kalleshi
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.