Fëmijët janë pasuria jonë më e çmuar, por gjithashtu ata janë shqetësimi ynë i madh. Siguria e tyre është thelbësore në mendimet tona të përditshme. Ne jemi vazhdimisht në gatishmëri për ta.
Bota e sotme, me të gjitha rreziqet e saj, na bën që të përjetojmë ankth. Atëherë, çfarë të bëjmë për t’i mbrojtur ata, si t’i bëjmë të ndihen të sigurt? Sigurisht, askush nuk do ta ketë kurrë një recetë të përsosur për këtë. Sidoqoftë, ne mund të zbatojmë disa rregulla, brenda dhe jashtë shtëpisë, për të siguruar mirëqenien e tyre.
7 gjërat që duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj, për t’i mbajtur të sigurt
- Fjala sekrete
Para së gjithash, për sigurinë e tyre, ne mendojmë të krijojmë një fjalëkalim familjar, të cilin e njohim vetëm ne dhe disa njerëz të besuar.
- Informacione të rëndësishme
Të tilla si adresa e shtëpisë dhe numrat e telefonit të prindërve, gjyshërve. Kur fëmija është ende i vogël për të ruajtur gjithë këtë informacion, shkruajeni atë në një copë letër futjani në xhep, çantë apo edhe në këpucë. Kujtojini fëmijës ku ndodhet kjo copë letre, kështu që, në rast se humbet, ai mund t’ia japë atë një të rrituri që ta ndihmojë.
- Mos u afroni me të huajt
Një rekomandim themelor në ditët e sotme. T’i mësojmë ata, pa i trembur, të mos ndalen të flasin me të huajt edhe kur janë të veshur mirë, nëse janë mirëdashës dhe ofrojnë ëmbëlsirat.
- Rreziqet e web-it
Për t’i mbajtur fëmijët të sigurt, le t’i informojmë mirë ata për rreziqet e web-it. Të gjithë e dimë që aty gjenden video dhe informacione që nuk janë të përshtatshme për të mitur dhe duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me sulmet në internet që prekin shumë fëmijë në ditët e sotme.
- Numrat e telefonit për raste urgjente
Ato të policisë, zjarrfikësve, apo dhomës së urgjencës. Kujtimi i tyre është i rëndësishëm, një mësimdhënie që nuk duhet të anashkalohet dhe që mund të shmangë situata të rrezikshme.
- Thuaji jo kërkesave të pakëndshme
Ndër 7 gjërat që duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj, është që të jenë në gjendje të thonë jo kur kërkesat e të tjerëve janë të pakëndshme, të ngutshme ose priren t’i shfrytëzojnë ata.
- Çfarë duhet të bëjnë në rast se humbasin
Një fëmijë mund të humbas dhe shumë prindër e dinë këtë. E rëndësishme është që në raste të tilla t’u mësoni fëmijëve të mos lëvizin, por të qëndrojnë të qetë atje ku janë, duke mos rrezikuar shtypjen nga makina.
Këto sugjerime mund të jenë një ndihmë e vlefshme për sigurinë e fëmijëve, gjëja e rëndësishme është që ata t’i pranojnë ato pa ankth dhe frikë. Kështu që kur flasim me ta, duhet ta bëjmë atë me qetësi, ndoshta në formën e një loje. Me fëmijët duhet folur gjithmonë me një gjuhë të përshtatshme për ta, ta lëmë të hapur derën e komunikimit, vetëm në këtë mënyrë ata do të jenë gjithmonë të disponueshëm për ne dhe nuk do na fshehin asgjë. Kjo është rruga e duhur për sigurinë e tyre.
Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.