Të jeni të lumtur, më shumë se një kufi që duhet arritur, është një pikënisje në jetë. Lumturia vjen
së brendshmi; është një zgjedhje.
Zgjohuni herët në të njëjtën orë: kjo do të rrisë energjitë, përqendrimin dhe do të rregullojë ritmin biologjik përgjatë 24 orëve;
Mos u krahasoni me të tjerët: Dihet që zilia vetëm dëmton, ndaj mendoni për suksesin tuaj vetëm si përmirësim pa e krahasuar atë me të tjerët;
Shoqërohuni me njerëz pozitivë: Energjia pozitive tërheq vetëm energji pozitive, ndaj jepini vetes mundësinë për të qenë sa më pranë njerëzve që mendojnë sa më mirë për veten, jetën dhe të tjerët;
Mos prisni miratimin e të tjerëve: Është mirë të kërkoni mendimet e të tjerëve, por njerëzit e lumtur janë besnikë vetëm të zemrës së tyre;
Dëgjoni: Shoqërohuni sa më shumë me njerëz, të cilët i vlerësoni për mençurinë e tyre dhe merrni sa më shumë nga urtësia e tyre;
Kultivoni sa më shumë marrëdhëniet shoqërore: Mos harroni t’u kushtoni kohë njerëzve që keni për zemër;
Meditoni: ai ju ndihmon ta mbani mendjen të përqendruar, qetëson nervat dhe shton qetësinë e brendshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.