Në fokus

February 14, 2019 | 8:25

7 ide dhuratash për ditën e Shën Valentinit

Jo të gjitha dhuratat kanë të njëjtin kuptim. Mendoni për atë që doni të thoni në këtë ditë dashurie dhe miqësie. Gjithkush pëlqen të marrë një dhuratë gjatë kësaj feste, pa dyshim është një mundësi për të shprehur ndjenjat. Por jo të gjitha dhuratat kanë të njëjtin kuptim. Ndiqni këtë udhëzues për atë që duhet dhënë për ditën e Shën Valentinit.

Librat

Një libër është zgjidhja më e mirë kur nuk dini çfarë të dhuroni për Shën Valentin. Ju mund të jepni zhanrin tuaj të preferuar ose mund të zgjidhni një roman, fiction ose triller. Është një mundësi për t’i bërë të ditur se e mbani mend atë.

Gift kartë

Një ide fantastike që sigurisht nuk do të zhgënjejë. Nëse ju nuk mund të kaloni në dyqan veshjesh, restorant apo librari nuk ka rëndësi, kjo është dhurata që ju kursen gjithmonë në minutën e fundit.

Buqetë me lule në shtëpi

Dhurata e një buqete me lule në punë ose në shtëpi është një mënyrë e mrekullueshme për të lumturuar personin tjetër. Në këtë ditë të dashurisë dhe miqësisë, tregojini partnerit tuaj, gruas ose mikut që e admironi bukurinë me një buqetë me lule në shtëpi.

Bileta për koncert

Për dashamirët e muzikës dhurata më e mirë është një biletë koncerti e artistit të preferuar. Një ide origjinale për të shijuar një koncert me partnerin tuaj.

Album i kujtimeve

Nëse jeni vonë për dhuratën e Ditës së Shën Valentinit një ide tjetër e mundshme për disa orë është një album kujtimesh. Një ide romantike për entuziastët e fotografisë.

Stoli

Ky është simbol i dashurisë dhe miqësisë. Idetë më të mira për këtë festë mund të gjenden në byzylykë, vathë ose gjerdan. Ata shprehin shoqërim dhe bashkim të përsosur.

Veshje

Për të thënë se ju pëlqen stili i tij, dhurimi i rrobave është alternativa më e mirë. Është një dhuratë e përkryer për miqtë, kolegët dhe të dashurit.

Aksesorë

Një çantë krahu, syze dielli ose një orë nuk do të qëndrojnë kurrë në shtëpi. Pra, çfarë dhuratë mund të jetë më e mirë se sa një objekt që mund ta mbajë gjithmonë me vete?

Gëzuar ditën e Shën Valentinit!

 

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top