Një person manipulues kërkon pushtetin me anë të zhvlerësimit të të tjerëve, duke rritur kështu vlerën personale në dëm të dikujt tjetër.
Disa nga karakteristikat psikologjike të manipuluesve:
- Manipuluesit kanë nevojë që gjithmonë të ndihen të fuqishëm dhe të sigurt. Për të arritur këtë shtrembërojnë apo mohojnë realitetin.
- Kanë një nevojë të fortë për të imponuar vizionin e tyre të botës. Nuk është e habitshme, që viktima e tij në përgjithësi karakterizohet nga vetëbesim i ulët.
- Sjelljet e tij karakterizohen nga ngurtësia, gënjeshtra apo hipokrizia.
- Zbaton sjellje të qartë agresive (me shpërthime pothuajse gjithmonë të pajustifikuar) ose pasive-agresive.
- Tipare të dukshme narcistike, por të kontrolluara.
- Për të rritur “pushtetin” zbatojnë mekanizma kontrolli, zhvlerësim të të tjerëve dhe abuzim emocional ose fizik.
- Shfaqin një temperament nervoz apo të zemëruar, ndonjëherë të dhunshëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.