1. “Përpunoni” mirënjohjen: nëse ju shfaqni mirënjohje për gjërat e mira që keni në jetë, duke përfshirë faktin që jeni bekuar me një fëmijë, ky i fundit do t’ju imitojë me siguri. Mos harroni ta shprehni mirënjohjen edhe atëherë kur gjërat nuk shkojnë shumë mirë në jetën tuaj.
2. Praktikoni lojëra që përfshijnë mirënjohjen. Mund të jenë gjëra të thjeshta: çdo anëtar i familjes tregon në darkë 3 gjëra të mira që i kanë ndodhur gjatë ditës. Ky fokusim mbi gjërat pozitive do ta bëjë fëmijën të vlerësojë gjërat e mira dhe do t’i sigurojë atij një gjumë të qetë. Bëjeni rregullisht këtë lojë dhe do të vini re se fëmija do të jetë më pak i frustruar, më i qetë dhe më i lumtur.
3.Tregojini si dhe për çfarë duhet të ndihet i lumtur: për bukurinë e një luleje, takimin me një mik të shtrenjtë, humorin e shkaktuar nga një situatë gazmore, kënaqësinë e vlerësimit nga një punë e përfunduar, entuziazmin e një eksperience të re, shijen e një fruti etj.
4. Mësojini se nuk është nevoja të kemi diçka të jashtëzakonshme për t’u ndier mirënjohës: fakti që ai gëzon shikim të mirë është një gjë për t’u ndier i kënaqur (mund të luani më parë kukafshehthi), mund t’i mësoni gjëra serioze dhe të rëndësishme duke lozur.
5. Inkurajojini fëmijët të thonë “të lutem” dhe “faleminderit”. Është e thjeshtë, por duke përdorur formula edukative, tregojmë njëkohësisht mirënjohje.
6. Mësojini ata t’i ndajnë gjërat me të tjerët; në mënyrë periodike, propozojini t’ia japë një nga lodrat e tij një fëmije pa mundësi ekonomike ose një shoqate bamirësie.
7. Mësojini të shkruajë letra falënderimi: për gjyshen që i gatuan gjërat e tij të preferuara, për mësuesen e cila me durim e korrigjon etj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.