Ne çdo ditë bëjmë gabime kur bëhet fjalë për mënyrën se si hamë apo pimë. Dhe blerja apo bërja e kafesë nuk përbën përjashtim.
Për të kuptuar se çfarë bëjmë gabim kur blejmë, porosisim dhe pimë kafen më poshtë do të gjeni disa këshilla nga Will Croby, i cili ka punuar në industrinë e kafes për 12 vite rresht.
“Këto 12 vitet e fundit unë jam specializuar për cilësinë e kafes, optimizimin e procesit të rritjes, transportimit, importimit dhe prodhimit të saj”, tha ai.
Ndaj këshillat e mëposhtme janë mjaft të vlefshme nëse dëshironi të shijoni një kafe të mirë e cilësore.
- Mos e nënvlerësoni kafen, blijeni atë të freskët ashtu siç blini perimet apo bukën tuaj
- Asnjëherë mos e mbani atë më shumë se një muaj
- Sigurohuni nëse sasia e kafes suaj është e duhura
- Përpiquni të përdorni një ekspres sa më të pastër, ndikon padyshim në shijen e kafes
- Gjithmonë duhet ta dini se sa kafeinë po konsumoni
- Kafja shumë e lirë, nuk është asnjëherë e mirë
- Nëse kafja është e mirë nuk është e nevojshme t’i shtoni sheqer apo qumësht.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.