- Nuk duhet thjesht të kopjoni pamjen. Nuk do të funksionojë. Në vend të kopjimit, shikoni “recetën” e dhomës. Cilët “ingredientë” e bëjnë të suksesshëm një dhomë.
- Kur shikoni ambientet që ju frymëzojnë, ekzaminoni fotot më nga afër. Shpesh, nuk janë mobilijet, por elementet e tjera që “punojnë” së bashku, që e bëjnë dhomën të duket shumë tërheqëse.
- Mobilijet e mëdha janë ato që duhet të investoni me mençuri. Qëndroni te neutralet ose ngjyrat themelore. Në këtë mënyrë, mund të shtoni ngjyra nëpërmjet aksesorëve dhe të ndryshoni hapësirën pa shpenzuar shumë.
- Duke përzijerë orenditë e vjetra me të rejat mund të ndërfusni personalitet një dhome. Gjithsesi nëse doni të evitoni gjithëpërfshirjen e ndjesisë “vintage”, mund të ruani raportin 70% të rejat dhe 30% të vjetrat.
- Përpara se të hidhni një karrige apo kolltuk të vjetër, pyesni veten nëse mund të rinovohet me një bojë apo copë të re.
- Sa më thjeshtë! Mos e teproni!
- Shijoni procesin!
Dekor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.