Një nga rreziqet e mëdha të udhëtimit me makinë gjatë verës është gjumi i atyre që qëndrojnë në timon, pasi e gjejnë më të lehtë “të relaksohen”. Një studim i kryer në Britani nga GEM nënvizon kalimin e papritur nga syçeltësia tek gjumi, si një ndër shkaqet më kryesore të aksidenteve gjatë muajve të verës, sidomos në orët e natës apo agimit, pasi ato periudha kohore zgjidhen nga shumë shoferë për të shmangur të nxehtin dhe trafikun e ditës.
Ky hulumtim gjithashtu tregon se si mund të nënvlerësohet ky rrezik, të cilin e hasin kryesisht shoferët meshkuj (ata janë 85%) dhe në mesin e këtyre 30% i përkasin grupmoshave nën moshën 30 vjeç. Në verë, ata që bien në gjumë gjatë rrugës më shumë janë shoferët që nuk e kanë rutinë ngarjen e makinës.
Janë ata njerëz që në timon i shohim vetëm në fundjavë dhe gjatë periudhave të pushimeve dhe për këtë arsye nuk janë të trajnuar për të mbajtur sytë hapur gjatë natës ose në fillim të ditës. Ekspertët e GEM kanë përmbledhur një seri këshillash që duhen ndjekur për të shmangur mbylljen e papritur të syve dhe rrezikun e aksidenteve që shpesh janë fatale.
1-Së pari, ju duhet të planifikoni udhëtimin në detaje, duke vlerësuar oraret dhe distancat në mënyrë që të mos vonoheni në krahasim me kohën e planifikuar të mbërritjes. Për këtë qëllim është e mundur të përdoren faqet e internetit që llogarisin itineraret dhe të cilat në shumë raste sugjerojnë rrugë alternative me më pak lëvizje.
2-Është më se e domosdoshme të dëgjoni mendimin e mjekut tuaj nëse ju merrni ilaçe në mënyrë të përhershme, duke shmangur marrjen e tyre para udhëtimeve.
3-Gjatë udhëtimit ju duhet të mbani ushqime që nuk pengojnë tretjen, pasi përgjumja vjen me vështirësitë e tretjes. Këtu mund të përfshijmë ushqime si arra, fruta ose perime.
4-Edhe mungesa e ushqimit mund të krijojë përgjumje, si dehidratimi për të cilin është thelbësor, pirja sa shpesh e ujit të freskët.
5-Në kundërshtim me atë që bëhet nga shumica e njerëzve, për të luftuar gjumin është më mirë të mos përdorni kafe – e cila mund të rrisë nervozizmin apo stresin.
6-Një kontribut vendimtar për të kapërcyer lodhjen dhe gjumin është një seancë qetësuese, duke shtrirë muskujt dhe nëse është e mundur një e dalë jashtë automjetit çdo 150-200 km.
7-Dhe në qoftë se rruga është shumë e gjatë, më shumë se 10-12 orë në total, është thelbësore të planifikoni një ndalesë në hotel – është e lehtë për të gjetur të tillë në autostrada – duke bërë dhe një sy gjumë.
Burimi / http://gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.