Këshilla & Arsye

June 10, 2019 | 11:18

7 këshillat e Feng Shui për begati dhe prosperitet

Për të tërhequr begatinë dhe bollëkun në shtëpinë tuaj ka një numër të madh të filozofive të lashta dhe besimeve popullore si Feng Shui, të cilat me këshillat e tyre përpiqen të largojnë energjitë e këqija dhe të hapin derën për bollëkun dhe pozitivitetin. Linjat e veprimit të këtyre besimeve janë të bazuara qartë në kuptimin e përbashkët. Aplikimi i tyre do të jetë shumë i thjeshtë, për sa kohë që ju besoni. Ja 7 këshilla Feng Shui për ju.

  1. Krijo hapësirë për lajmet pozitive

Nëse dëshironi që bollëku dhe prosperiteti të hyjnë në jetën tuaj, ju do të duhet të bëni vend për lajmet pozitive. Ky është një besim i ndarë nga shkollat lindore dhe shpirtërore dhe është simbolik dhe i drejtpërdrejtë. Doni një divan të ri? E pra, hiqni qafe një të vjetër! Gjithashtu hiqni qafe revista të vjetra, fletushka, sende të vjetra dhe të thyera. Hapësira e lirë, energjia duhet të rrjedhë dhe për këtë gjëja më e mirë që mund të bëni është të lini hapësirë midis orendive, në mënyrë që ato të “marrin frymë”.

  1. Rregull brenda dhe jashtë

Thuhet se në të njëjtën mënyrë që ne dukemi nga jashtë, jemi edhe brenda. Pra, një person i rregullt dhe i kuruar, me siguri do të ketë një shtëpi të pastër dhe anasjelltas. Rregulli lejon që energjia të rrjedhë në mënyrë harmonike. Sipas Feng Shui, një vendi të çrregullt i korrespondon një gjendje mendore po e tillë. Për shembull, një gardërobë rrëmujë është ekuivalente me frikën dhe konfliktet emocionale që mund të qetësohen kur gjithçka të kthehet në rregull.

  1. Mos grumbulloni objekte të padobishme

Një tjetër këshillë e Feng Shui për të tërhequr begatinë dhe bollëkun thotë që të hedhim poshtë atë që është e vjetër dhe që nuk përdoret më dhe të mos grumbullojmë asgjë që konsiderohet e padobishme. Ka njerëz që mbushin shtëpinë përtej masës. A je edhe ti? Dije se po jep mesazhin e gabuar, po e pengon energjinë që të rrjedhë.

  1. Lëviz 27 objekte në një muaj

Sipas ekspertëve të Feng Shui kur ndihemi të mbërthyer ose të mbingarkuar, mjafton të zhvendosim 27 gjëra nga vendi i tyre i origjinës, qofshin objekte apo mobilje. Këndvështrimi do të jetë vendosmërisht ndryshe.

  1. Një shtëpi e pastër është më pozitive

Pastrimi është i mirë për shëndetin dhe jep prosperitet. Veçanërisht në qoshet, ku energjia ngec. Lirimi i shtëpisë tuaj nga pluhuri i akumuluar ju lejon të merrni frymë dhe të jeni më të lumtur.

  1. Mbajtja e celularit me zile me muzikë tërheq vibrime të mira

Muzika e butë dhe harmonike e telefonave tërheq energji të mirë dhe sjell qetësi. Sipas disa kulturave tingëllimi i këmbanave dhe zhurma e shkopinjve tërheq engjëjt dhe fatin.

  1. Ari dhe argjendi janë simbole të pasurisë

Amulet ose objekte të tjera të veçanta krijohen për të sjellë prosperitet dhe bollëk. Nëse bëhet në ar ose argjend, fuqia e tyre rritet. Një nga rekomandimet e Feng Shui është shpërndarja e këtyre objekteve në vende të ndryshme në shtëpi dhe disa prej tyre të pasqyrohen në një pasqyrë.

 

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top