Marrëdhënie

March 14, 2020 | 8:05

7 llojet e dashurisë që njerëzit përjetojnë

Dashuria është një nga ndjenjat më të thella, që njerëzit përjetojnë. Ajo është më e madhe se ne, që do të thotë, edhe pse ne mund ta fitojmë atë në jetën tonë, ne nuk kemi kontroll mbi të. Ndoshta kjo është arsyeja pse 72% e njerëzve besojnë në dashuri më shikim të parë. Ndonjëherë, dashuria me të vërtetë godet, si një rrufe në qiell dhe ju nuk jeni të përgatitur për të.

2

Fjala dashuri është përdorur si nje shprehje e ndjesisë për dikënd tjetër (të dua), por gjithashtu e shpreh edhe kënaqësinë (e dua çokollatën). Për ta bërë edhe më të komplikuar, fjala “dashuri” e shpreh gjithashtu edhe një virtyt njerëzor, që është i mbështetur në dhembshuri, afeksion dhe mirësi.

Grekët e lashtë i kanë përdorur 7 fjalë për të përcaktuar gjendjet e ndryshme të dashurisë:

  • Storge – ndjenjë natyrale, dashuria që e ndan me famijlen
  • Philia – dashuria që keni për miqtë
  • Eros – dëshira seksuale dhe erotike
  • Agape – kjo është dashuria pa kushte, ose dashuria hyjnore
  • Ludus – kjo është dashuria lozonjare, dashuri fëmijësh ose flirtimi
  • Pragma – dashuria që zgjatë shumë. Dashuria e të martuarve
  • Philautia – dashuria për veten

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top