Këshilla & Arsye

November 29, 2016 | 8:29

7 mendime të dëmshme që prishin ekzistencën

Mendimi është një shpatë me dy tehe: ai mund të na ndihmojë për të arritur objektivat ose anasjelltas, mund të na zhysë plotësisht. Mënyrat e gabuara të të menduarit shpesh bëhen shkaku kryesor i sëmundjeve dhe mbylljes së shumë dyerve…

1

Ekzagjerimi

Jo gjithmonë jemi të vetëdijshëm, ka momente në të cilat nuk i perceptojmë nuancat, por e vlerësojmë situatën në të zezë dhe të bardhë. Përballë një situate negative ne e teprojmë me ndikimin dhe e vlerësojmë si një “katastrofë”.

 

“Duhet”

Natyrisht, ky lloj i të menduarit krijon frustrim, për shkak se jemi vazhdimisht në kërkim të një drejtimi tjetër.

 

Përgjithësimi

Përgjithësimi çon në krijimin e stereotipeve, që në fund të fundit, do të përcaktojnë qëndrimet tona, sjelljet dhe vendimet, duke mbyllur dyert për mundësitë dhe duke na krijuar probleme në marrëdhëniet ndërpersonale.

 

Parashikimi i së ardhmes  

Shpesh biem në kurth për të nxjerrë përfundime, pa pasur nevojë për të dhënat e nevojshme. Në praktikë, pa prova të mjaftueshme, arrijmë në një përfundim pothuajse gjithmonë negativ.

 

Etiketimi

Jetojmë në një botë ku çdo gjë është e emërtuar. Kur besojmë se duhet të bëhet në këtë apo atë mënyrë dhe nuk kemi etiketë, si rezultat mohojmë potencialin tonë. Nëse besojmë se jemi në gjendje të bëjmë vetëm disa gjëra, nuk guxojmë të provojmë kurrë rrugë të reja.

 

Ndjenja e fajit

Kur ndodh diçka negative duam të dimë se cilat janë shkaqet. Megjithatë, ka raste kur kërkimi i shkaqeve bëhet një gjueti shtrigash, duke fajësuar mendimet. Në këtë rast, ajo që ka rëndësi nuk është të mësosh nga gabimi, por thjesht të gjykosh veten apo të tjerët.

 

Optimizmi naiv

Ky është është një ekzagjerim pozitiv i të menduarit që pak lidhje ka me realitetin dhe vetëm gjeneron frustrim.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top