Mirëqenie

November 21, 2018 | 13:59

7 mënyra të thjeshta për largimin e stresit

  1. Largoni veset e këqija

Nëse vesi juaj i keq është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit me ushqim të keq (apo kombinim i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptoni situatën dhe t’i largoni këto vese, aq më shpejt trupi juaj do të tregojë shenja çlirimi dhe kështu do të bjerë edhe niveli i stresit.

  1. Qëndroni të përqendruar

Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin, kanë zbuluar se mënyra e thjeshtë që të jenë në gjendje të dinë çfarë duhet bërë, është të përgatisin listën e gjërave që duhet të bëjnë çdo ditë. Kjo i ndihmon kundër mungesës së përqendrimit që kanë përjetuar së fundmi dhe e lejon mendjen të pushojë duke çliruar stresin.

  1. Dekoroni dhomën me livando

Kjo barishte ka një aromë që qetëson zemrën dhe ul presionin e gjakut po ashtu të dyja këto ju ndihmojnë të relaksoheni, madje edhe të bëni gjumë të qetë. Vendosni livando të thatë në një vazo afër shtratit dhe keni për t’i ndjerë efektet pozitive të saj.

  1. Bëni masazh

Masazhin ju duhet ta praktikoni më shpesh në shtëpi. Kur jeni vetëm dhe në tension, masazhi në qafë ju qetëson shumë. Jo të gjitha fërkimet janë të baraspeshuara. Ky tip i masazhit përfshin qetësinë, goditjet e lehta, të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ju qetësojnë. Po ashtu mund të provoni masazhin aroma-terapi, ku tarapeuti përdor vajin esencial gjatë trajtimit.

  1. Pini çaj kamomili

Hulumtuesit tregojnë se një nga komponentët në këtë çaj është i njëjtë me receptorët e trurit dhe ka të njëjtin efekt si valiumi, që do të thotë se çaji shërben si qetësues i mendjes. Përbërësit e kamomilit po ashtu reduktojnë dhe ndihmojnë kundër ankthit.

  1. Bëni sauna

Nëse shkoni në palestër dhe aty ka një sauna apo një dhomë avulli, përdoreni atë. Kur trupi juaj nxehet, tensioni i muskujve dhe stresi bien. Po ashtu, ngrohtësia përreth çon në një ndryshim të qarkut nervor që përmirëson gjendjen mendore.

  1. Mendoni pozitivisht

Uluni, relaksohuni dhe fokusoni gjithë energjinë e mendjes në atë çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendoni se gjithë bota është kundër jush, por ndoshta ka edhe shumë gjëra të mira që po ju ndodhin në jetë, tek të cilat mund të përqendroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund t’ju shërojë në shumë aspekte, kështu që mësoni si ta përdorni atë.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top