Aktiviteti fizik nxit rrjedhjen e gjakut në tru dhe përmirëson oksigjenimin. Besoni apo jo, praktikimi i ushtrimeve fizike përmirëson kujtesën, redukton stresin dhe ankthin dhe ju nxit të mësoni më mirë.
Megjithatë, ka shumë përfitime të tjera, të panjohura ose pak të njohura, të cilat merren duke praktikuar ushtrime fizike.
Sot ne paraqesim vetëm 7 edhe pse në realitet mund të jenë edhe më tepër:
-
Aktiviteti fizik ju bën më të lumtur
-
Ju ndihmon të keni më shumë besim në veten tuaj
-
Duke pasur një perceptim më të mirë të vetes, bëheni më të shoqërueshëm
-
Nëse ju jeni të frikësuar nga sëmundje degjenerative të tilla si Alzheimer, ju duhet të dini se ushtrimet mund të ndihmojnë në parandalimin e tyre
-
Nëse jeni të varur nga droga, alkooli, duhan apo tjetër, është e rëndësishme të dini se ushtrimet mund t’ju ndihmojë në kontrollin e tyre dhe, në disa raste, madje edhe t’i eleminoni ato krejtësisht
-
Përmirëson kujtesën
-
Bëheni shumë më produktiv. Aktiviteti fizik ju lejon të keni më shumë energji, sepse, besoni apo jo, do t’ju ndihmojë të qëndroni aktiv gjatë gjithë ditës. Në këtë mënyrë, ju do të shmangni momentet e lodhjes dhe mungesës së përqendrimit në punë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.