Shpesh kur flasim për proteina, ne mendojmë për ato me origjinë shtazore. Megjithatë ka alternativa bimore që ndonjëherë përmbajnë edhe më shumë proteina sesa mishi. Perimet e pasura me proteina janë të rëndësishme veçanërisht për ata që ndjekin një dietë vegane.
Shumë sëmundje shëndetësore janë shoqëruar me abuzimin e mishit. Për të kuqin madje erdhi edhe paralajmërimi i Organizatës Botërore të Shëndetit dhe AIRC. Pikërisht për këtë arsye pse është e rëndësishme të dini se cilat janë alternativat e perimeve të pasura me proteina.
Perimet me gjethe jeshile. Ato janë ndër ushqimet më ushqyese të disponueshme në natyrë dhe janë gjithashtu shumë të pasura me proteina. Brokoli, për shembull, përmban 2.8 g proteinë për 100 g produkt, ndërsa sasitë e proteinave rriten në 3 gram për 100 gram spinaq të gatuar.
Lakra. Është një burim i pasur me fibra, proteina, vitamina dhe minerale.
Soja. Konsiderohet si një nga burimet e para të proteinave bimore: 200 g soje përmban rreth 29 g proteinë.
Fasulet. Kjo bishtajore është e pasur me përfitime dhe përmban rreth 7.5 g proteinë për 150 g produkt.
Thjerrëzat. Burim i shkëlqyeshëm i fibrave, folateve, vitaminës B1, hekurit dhe proteinave. 200 g thjerrëza përmbajnë 18 g proteina.
Angjinare. Një angjinare e mesme përmban rreth 4 g proteina. Përveç kësaj, përmban shumë antioksidantë që ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kronike.
Asparag. 100 gramë produkt përmbajnë rreth 2.4 g proteina. Asparagu është gjithashtu ndër burimet më të pasura të vitaminës K, kaliumit dhe antioksidantëve.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.