Jo të gjitha organet janë krijuar në mënyrë të barabartë. Ato nuk janë vetëm në forma dhe madhësi të ndryshme, por disa prej tyre janë akoma më të rëndësishme se të tjerët. Ju mund të mendoni se organet e brendshme të trupit janë shumë të rëndësishme dhe nuk mund të jetohet pa to. Njerëzit mund të jetojnë edhe pa gjymtyrët e tyre. Të verbërit mund të jetojnë pa sy, shumë njerëz të cilët kanë hequr bajamet jetojnë. Por, në të vërtetë mund të jetohet edhe pa një pjesë të tyre.
Një mushkëri
Sigurisht, nëse në trupin tonë ndodhen organe dyshe, kjo nënkupton se ne kemi nevojë për të dyja. Por, jo. Njerëzit mund të jetojnë edhe vetëm me njërën mushkëri. Mund të mendoni se duke pasur vetëm njërën mushkëri do të shkurtohet kapaciteti i frymëmarrjes, por kjo nuk do të ndodhë sepse trupi i njeriut ka rezerva të konsiderueshme.
Një veshkë
Është plotësisht e mundur që njerëzit të jetojnë vetëm me një organ, i cili filtron gjakun dhe nxjerr jashtë të gjitha lëndët toksike për trupin. Ju mund të dhuroni një veshkë pa asnjë lloj frike se diçka mund t’u ndodhë më vonë. Sipas Fondaliconit Kombëtar të Veshkave, shumica e njerëzve mund të bëjnë një jetë normale dhe kur kanë vetëm njërën veshkë. Mund të ketë një rrezik të vogël në zhvillimin e presionit e lartë të gjakut, por në përgjithësi një veshkë e shëndetshme mund të punojë sa për dy.
Stomaku
Nëse mendoni se heqja e stomakut rrezikon jetën tuaj, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ju do të vazhdoni të jetoni edhe pas kësaj, sepse kur ai hiqet ezofagu lidhet direkt me një zorrë të vogël. Duhet vetëm që të jeni të kujdesshëm në marrjen e ushqimeve të duhura.
Zorra e trashë
Ju mund të hiqni zorrën tuaj të trashë dhe mund ta zëvendësoni atë me një qese në stomak, e cila do të kryejë funksionet e zorrës së trashë. Fillimisht mund t’ju duket diçka shumë e besdisshme, por çështja është se duhet vetëm të mësoheni me të. Shumica e njerëzve nuk kanë pse të ndryshojnë dietën e tyre nga ky fakt.
Pjesët intime
Nëse keni menduar se nuk ka jetë pa praninë e organeve intime si penisi apo vagina, rezulton se ata nuk janë edhe aq të nevojshme. Për shembull, për të trajtuar kancerin tek disa njerëz, ata janë të detyruar të heqin mitrën apo testikujt e tyre. Përpos kësaj, ka gra të cilat kanë lindur pa sistemin e tyre riprodhues, apo edhe meshkuj.
Gjëndrra tiroide
E vendosur në gushë, gjëndrra tiroide rregullon metabolizmin e trupit dhe funskione të tjera. Megjithatë, njerëzit të cilët kanë hequr gjëndrrën tiroide mund të vazhdojnë të bëjnë një jetë normale.
Shpretka
Nëse shpretka është e dhjamosur, ajo ka nevojë të hiqet. Por kjo nuk përbën një problem. Sipas klinikës Mayo, organet e tjera mund t’i kryejnë funksionet e tyre edhe pa praninë e shpretkës. I vetmi problem qëndron në faktin se shpretka, duke qenë një mbrojtëse kundër infektimit, pacientët mund të jenë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të tilla, si gripi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.