Engjëlli juaj mbrojtës shfaq afërsinë e tij me anë të shenjave të veçanta. Të dukshme. Thjesht kini një shpirt të kujdesshëm. Thjesht kini besim.
Bota në të cilën jetojmë ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe ngjarjet negative ndodhin çdo ditë para syve tanë. Është e domosdoshme të dimë se ka forca më të mëdha që shfaqen gjithmonë për të na dhënë një dritë shprese. Pyetja është kjo: a jeni gati të kontaktoni forcat hyjnore që përpiqen të shpëtojnë njerëzimin nga shkatërrimi? Engjëlli juaj mbrojtës është në anën tuaj në çdo kohë, edhe nëse nuk e vini re praninë e tij.
Sot duam t’ju tregojmë se cilat janë shenjat e engjëjve që mund të shihen pa i vënë re.
Ashtu sikurse ka teknika për zbulimin e energjive negative në mjedis, ka edhe disa metoda që mund t’i përdorni kur zbuloni energjitë pozitive rreth jush. Është me të vërtetë një mister të kuptosh se kur dhe si kjo lloj qenie ishte drejtpërdrejt në kontakt me ne. Engjëjt jetojnë rreth nesh dhe, moment pas momenti, na mbrojnë nga çdo lloj situate negative.
Që nga kohët e lashta, forcat hyjnore të universit po veprojnë gjithnjë për ne, për të parandaluar të keqen që të ndërhyjë në jetën tonë. Megjithëse këto qenie janë vazhdimisht pranë nesh, nuk është e mundur që ne t’i shohim ato fizikisht, sepse ne nuk e kemi zhvilluar vetëdijen tonë në një nivel të duhur për të kryer këtë veprim. Kjo është arsyeja pse engjëjt gjithmonë përpiqen të komunikojnë me ne nëpërmjet mënyrave delikate.
Më poshtë janë shenjat e engjëjve që nuk duhet t’i anashkaloni.
1- Ndryshimet e temperaturës
Kjo është një nga shenjat më të qarta të engjëjve. Kur njëri nga këto qenie është para nesh, grimcat e ajrit në mjedisin tonë ndryshohen, duke shkaktuar një rritje ose rënie të pajustifikuar të temperaturës. Duhet të jemi shumë të zgjuar dhe të dimë të dallojmë këtë lloj ngjarjeje, për të lejuar që këto qenie të vijnë në kontakt me ne.
2- Aromat e pashpjegueshme
A e keni gjetur ndonjëherë veten në një vend të caktuar dhe në çdo moment filloni të ndjeni një aromë magjepsëse dhe të pashpjegueshme? Kjo është një nga shenjat misterioze të engjëjve. Shumë njerëz kanë pretenduar të provojnë një aromë tërheqëse të luleve ose bimëve kur këto qenie janë në kontakt me ta.
Nuhatja është një nga shqisat tona më të forta dhe prandaj engjëjt e përdorin atë për të vënë kontakt me ju. Nëse ndieni një aromë mahnitëse trëndafilash ose parfumi rreth jush dhe nuk mund ta përcaktoni shkakun, ndoshta engjëlli juaj kujdestar po ju përqafon.
3- Dëgjimi i zërave
Ato kanë të bëjnë me tingujt e Universit. Nëse në çdo kohë do të gjeni veten vetëm në një vend të caktuar dhe filloni të ndjeni një lloj zhurmimi që kapet, duke hapur rrugën për intuitën tuaj, dëgjoni atë që këto qenie po ju tregojnë.
4- Dritat me ngjyrë
Kjo është një nga shenjat më të dukshme të engjëjve. Ndonjëherë mund të duket se disa drita, rreze ose shkëndija të lehta ndodhin rreth teje si me magji. Mos kini frikë. Kjo është një shenjë që engjëlli juaj kujdestar dëshiron të lidhet me ju. Hapini instinktet tuaja dhe lëreni engjëllin tuaj t’ju arrijë.
5- Puplat e papritura
Ashtu si pendët, engjëjt janë qenie shumë delikate, të cilët zakonisht përdorin këtë lloj simboli për të hyrë në kontakt me ju. Nëse filloni të shihni pupla rreth jush, në më shumë se një rast dhe për asnjë arsye të dukshme, ka të ngjarë që engjëjt tuaj po përpiqen të komunikojnë me ju.
6- Komunikimi përmes ëndrrave
Mesazhet përmes ëndrrave mund të kenë gjithashtu një konotacion engjëlli. A ju ka ndodhur ndonjëherë që të mos e mbani mend një ëndërr, por kur zgjoheni ndjeheni të mbushur me paqe, shpresë dhe forcë? Kjo ndoshta është një shenjë e qartë që engjëlli juaj mbrojtës ju ka kontaktuar me ëndrrat tuaja. Sigurisht, kur të zgjoheni në mëngjes, do të kuptoni se çfarë vendimesh duhet të merrni për problemet që ju kanë goditur kohët e fundit.
7- Ndjenja e ndjekjes
Kjo është gjithashtu një nga shenjat më të qarta të engjëjve.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.