Produktet e freskëta dhe me lëng mund të duken si një mundësi e shkëlqyeshme për të ndriçuar ditët tuaja të dimrit, megjithatë, duhet të kemi parasysh që në këto muaj më të ftohtë, shumica e tyre dërgohen nga rajone të ngrohta. Gjatë këtij procesi, tiparet e tyre të dobishme mund të zbehen, duke i lënë ato me pak ose pa vlerë ushqyese. Në fakt, disa produkte të shijshëm që prodhohen në vend mund të jenë vërtet të dëmshëm kur konsumohen gjatë dimrit.
Asparagu
Koha më e mirë për të provuar asparag është pranvera, sezoni i tij natyror. Në dimër, asparagu merret nga vende të largëta si nga Peruja ose Kina. Gjatë kësaj periudhe jo vetëm që fillon të venitet shija dhe cilësia, por edhe vitaminat zhduken. Shumë elementë të dobishëm zhduken gjatë kohës së dërgesës, duke e bërë atë më pak ushqyes për ne.
Zarzavatet e paketuara
Zarzavatet e paketuara janë larë dhe prerë paraprakisht për ne, për ta bërë të lehtë dhe të shpejtë konsumimin. Sidoqoftë, larja mund të dëmtojë fibrën e zarzavateve dhe të çojë në humbjen e vitaminave të tyre. Në fund, ne do të kemi një produkt të mirë, por më pak të shëndetshëm. Është më mirë të presësh për stinët e ngrohta për t’i blerë dhe konsumuar ato.
Luleshtrydhet dhe boronicat
Vera është koha më e mirë për rritjen e tyre. Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, ndërsa boronicat mund të ndihmojë për të parandaluar kancerin e lëkurës dhe të rrisin aktivitetin e trurit. Por është mirë të konsumoni vetëm manaferrat e vendit. Ato që vijnë nga larg nuk do të kenë shumë aromë ose lëndë ushqyese. Nëse akoma doni t’i shijoni ato, atëherë mund të zgjidhni variante të ngrira.
Misri
Misri rritet vetëm në verë dhe në asnjë stinë tjetër. Pra, misri që gjeni në supermarketin tuaj mund të mos jetë aq i freskët sa mendoni. Përkundrazi, ai mund të jetë i ngrirë ose i mbetur nga vera e mëparshme.
Produktet e qumështit
Disa produkte të qumështit duhet të konsumohen me kujdes gjatë dimrit. Gjiza mund të rrisë sekretimin e mukusit nga gjëndrat dhe mund të ndikojë në gjendjen e përgjithshme të trupit. Njerëzit të cilët kanë kollë ose ftohje ose që vuajnë nga astma mund të përkeqësojnë problemin nëse e konsumojnë atë.
Sheqeri
Sheqeri mund të nxisë disponimin depresiv, veçanërisht në dimër. Marrja e sheqerit shkakton proceset e inflamacionit në trupin tuaj dhe zvogëlon lëshimin e dopaminës, një element që luan një rol në mënyrën se si ndjejmë kënaqësi. Dimri është tashmë një sezon mjaft i zymtë për shumë dhe konsumimi shtesë i sheqernave të shtuara mund ta bëjë atë edhe më keq.
Mishi i kuq
Mishi i kuq është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave që janë të nevojshme për forcimin e muskujve dhe metabolizmit. Sidoqoftë, konsumimi i shpeshtë i tij mund të shkaktojë një përqendrim të mukusit në fytin tuaj. Është më mirë të zgjidhni të hani mish pule ose peshk gjatë këtij sezoni.
Burimi / https://brightside.me/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.