Bana Alabed, 7-vjecarja nga Aleppo që u bë e njohur për raportimet e saj mbi luftën në Siri përmes rrjetit social Twitter, ka shkruar një letër të hapur për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Më poshtë është letra e saj e plotë:
I dashur Donald Trump,
Kam jetuar në Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar, jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.
Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi, në Aleppo isha në shkollë por shpejt ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve.
Disa nga shokët e mi vdiqën.
Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë. Në Aleppo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes.
Në Turqi, tash mund të luajë dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhe pse këtë se kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.
Megjithatë, miliona fëmijë sirian nuk janë si unë, dhe akoma janë duke vuajtur në shumë pjesë të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve.
E di se ti do të jesh Presidenti i ri i Amerikës, andaj a mundesh të lutem të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit e Sirisë? Ti duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri, sepse ata meritojnë paqe.
Nëse më premton se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, jam tashmë mikja jote e re.
Pres se çfarë do të bësh për fëmijët në Siri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.