Është përgjegjësi e secilit të mbrojë shëndetin vetjak. Pikërisht për këtë arsye, duhen shmangur ato zakone të këqija, të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve. Veshkat, si më delikatet, kërkojnë edhe më shumë vëmendje.
Cilët janë ‘armiqtë’ e veshkave tona:
Sheqeri
Konsumi i tepërt i sheqerit rrit formimin e acidit urik, i cili çon në sindromë kardio-renale, sëmundje që ndikon në funksionin e veshkave dhe sistemin kardiovaskular.
Pijet joalkoolike
Shumë pije joalkoolike mund të rrisin rrezikun nga proteinuria (rritja e sasisë së proteinave në urinë), që përfshin një rrezik më të madh të dëmtimit të veshkave.
Ushqimet e pasura me proteina
Një dietë veçanërisht e pasur me proteina mund të rrisë rrezikun e dëmtimit dhe krijimin e gurëve në veshka.
Ushqimet me ngjyrosës artificialë
Ngjyrues të tillë si: auraminë, metanil i verdhë, rodamina dhe të tjera, mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave.
Qetësuesit
Përdorimi afatgjatë dhe me doza të larta të disa qetësuesve, mund të dëmtojnë indet e veshkave, pasi reduktojnë rrjedhjen e gjakut.
Alkooli
Konsumi i tepërt i alkoolit mund të çojë në pengimin e tubthave të veshkave.
Mishi
Hani shumë mish? Nëse rrezikoheni për sëmundje të veshkave, shmangni mishin e tepërt, konsumoni frutat dhe perimet, të cilat janë shumë të dobishme për të mbrojtur shëndetin e veshkave.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.