Plakja është një proces i natyrshëm dhe i pashmangshëm me të cilin të gjithë duhet të përballemi. Disa njerëz duket se plaken më shpejt se të tjerët dhe kjo vjen për shkak të disa zakoneve të këqija që na plakin para kohe. Një flokë i bardhë, një rrudhë rreth syve. Këto janë të gjitha shenja që tregojnë se trupi ynë plaket çdo ditë. Për fat të mirë, ka edhe mënyra për ta penguar sa më shumë këtë proces. Ja cilat janë…
7 zakonet e këqija që ju plakin para kohe:
- Shqetësoheni shumë
Stresi i shkaktuar nga kaq shumë shqetësime, nuk ka efekte negative vetëm në psikikën tonë, por edhe në trupin tonë. Mos lënia shumë hapësirë për shqetësime do të parandalojë shfaqjen e problemeve kardiovaskulare dhe estetike siç janë rrudhat në lëkurë.
- Nuk e trajtoni lëkurën
Njerëzit që aplikojnë çdo ditë krem në lëkurën e tyre, gjithashtu duhet të mbajnë mend që ta heqin atë në mbrëmje para se të shkojnë të flenë. Pastrimi i saj është thelbësor për të lejuar lëkurën të marrë frymë siç duhet.
- Nuk flini mjaftueshëm
Duket një deklaratë e parakohshme, por për fat të keq nuk është kështu. Gjumi gjithashtu ndikon në cilësinë e jetës. Ekspertët thonë se duke fjetur më pak se 7 orë në natë, bënë që të plakeni para kohe.
- Mungesa e aktivitetit fizik
Një zakon negativ që duhet ta eliminoni patjetër, në mënyrë që të qëndroni të rinj dhe në formë. Një mënyrë jetese e ulur çon në stres dhe ankth. Për të mos përmendur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare potencialisht të rrezikshme.
- Duhani
Muret gjithashtu e dinë: pirja e duhanit është e keqe, shumë e keqe. Jo vetëm në një nivel fizik. Në fakt, pirja e duhanit rrit procesin e plakjes, gjë e cila mund të shihet duke parë lëkurën e një duhanpirësi.
- Nuk hani mirë
Një dietë e papërshtatshme ndikon gjithashtu në plakje. Një dietë e pasur me yndyrna dhe ushqime të përpunuara nuk është e mirë për trupin e njeriut. Për të mos përmendur ritmet e ngjeshur dhe të parregullt që nuk na lejojnë të hamë në kohën e duhur. Frutat, perimet dhe peshqit janë ushqimet e duhura që parandalojnë plakjen duke luftuar radikalët e lirë.
- Fërkoni sytë
U habitët? Në realitet, ky është një zakon i gabuar që përshpejton procesin e plakjes. Zakonisht fërkimi i syve dobëson kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës. Pasoja do të jetë formimi i rrudhave, të cilat mund të rriten më shumë me kalimin e kohës.
Burimi / https://ognigiornomagazine.net
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.