Marrëdhënie

March 27, 2017 | 12:55

71 pranvera së bashku, historia e çifutes hungareze dhe ushtarit skocez

Është pranverë dhe është koha për të festuar çdo gjë të gjallë dhe të bukur. Ne ju sjellim historinë e një çifti që kanë festuar 71 pranvera së bashku. Një histori e dy shpirtrave që u takuan në rrethana të vështira, ranë në dashuri, u martuan dhe ende marrosen pas njëri-tjetrit.

2

Pranvera është një sezon i veçantë, kur pas dimrit të ashpër përjeton sërish shpresën dhe ngjyrat. Çdo njeri ka një histori të veçantë të mbushur me lumturi e dashuri, pas një dhimbjeje të madhe.

Edith Steiner, e quajtur Eci nga familja e saj, është një çifute hungareze. Ajo ka kaluar gjashtë javë në Aushvic në verën e vitit 1944 bashkë me disa anëtarë të familjes në kampet e përqendrimit. Ajo dhe e ëma ishin zgjedhur që t’i bashkoheshin grupit për të punuar, të ndarë nga pjesa tjetër e familjes. Ata që nuk ishin zgjedhur për punë, vdisnin në dhomat e gazit.

Sipas Daily Mail, ato ishin duke u transportuar nga Bergen në Belsen, kur u shpëtuan nga komandot britanike. Ngjarjet që rrodhën më pas, shfaqin  një film romantik të Hollivudit.

John Mackay ka qenë një i burgosur, i mbajtur në kampin italian Pow. Ai dhe shoku i tij ikin nga kampi duke u veshur me uniformat italiane. Për 18 muaj udhëtimi, ai vazhdoi të luftojë. Gjatë kësaj kohe, kur ai ishte pjesë e ekipit komandues, e shpëtoi Ecin dhe të burgosurit tjerë që ishin bashkë me të. Sapo u vendosën në një territor të sigurt, u organizua një vallëzim për të festuar lirinë e të burgosurve. Atëherë, ushtari John e vërejti bukurinë e Ecit. Ishte dashuri me shikim të parë. Por ai kishte turp që t’i kërkonte asaj të kërcenin së bashku, kështu që ai dërgoi një shok për ta pyetur atë. Eci refuzoi ftesën, derisa John përfundimisht mori guximin që ta pyesë vet.

Përfundimisht, John mori Ecin dhe nënën e saj në shtëpi në Skoci dhe ata u martuan më 17 korrik 1946; dhe ky ishte fillimi i një udhëtimi të bukur së bashku.

3

Ata rritën dy fëmijë, që tashmë janë të martuar. Familja e dashur tani numëron shtatë nipër e mbesa, dhe pesë stërnipër e stërmbesa.

4

Tani, John dhe Eci janë përkatsisht 96 dhe 92 vjeç, kanë dalë në pension, dhe së bashku ata kanë lëvizur në një shtëpi të kujdesit në Broughty Ferry, Dundee.

Këtë vit ata festuan Shën Valentinin e 71 së bashku! Çfarë ngjarje e bukur për të gjithë ata që kishin mundësi të ishin të pranishëm.

5

“Ai është gjithmonë aty për të parë nëse Eci është e lumtur, dhe i referohen njëri-tjetrit ende me fjalën ‘zemër’”, thonë të afërmit.

Sigurisht, kjo është ëndrra e çdo çifti , të jenë së bashku përgjithmonë. Dhe kjo histori sigurisht rikthen shpresë dhe besim në bukurinë dhe përkushtimin në dashuri dhe martesë. Kjo është dashuri e përjetshme!

6

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top