Mirëqenie

September 6, 2019 | 8:15

8 arsye pse ecja çdo ditë është e mirë për shëndetin

Ecja çdo ditë nga 15 deri në 30 minuta jo vetëm që përmirëson pamjen fizike, por edhe funksionimin e të gjitha organeve. Ka nga ata që preferojnë të vrapojnë dhe ata që preferojnë të ecin. Sidoqoftë, të bësh aktivitete për 2 ose 3 orë në javë është thelbësore për stimulimin e metabolizmit, promovimin e humbjes së peshës dhe mbrojtjen ndaj sëmundjeve dhe kancereve të caktuara.

Këtu janë 5 arsye të mira për të ecur çdo ditë:

  1. Ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, ecja dhe vrapimi janë veprimtari të domosdoshme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, pra sulmet dhe goditjet në zemër.

  1. Përmirëson shëndetin e frymëmarrjes

Ecja ndihmon në oksigjenimin e gjakut dhe eliminon nga trupi toksinat dhe mbeturinat metabolike. Gjithashtu lejon që personat me sëmundje të frymëmarrjes të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike.

  1. Promovon tretjen

Një proverb kinez thotë: “Ata që bëjnë 100 hapa pas një vakt, do të jetojnë deri në 99 vjeç”. Thënia popullore është pjesërisht e vërtetë. Ecja çdo ditë stimulon prodhimin e enzimave tretëse dhe përmirëson kontraktimin e muskujve të zorrëve në mënyrë që të zvogëlojë kapsllëkun dhe rrezikun e zhvillimit të kancerit kolorektal.

  1. Ka një efekt pozitiv në tru

Sipas një studimi shkencor të botuar në revistën mjekësore Experimental Biology, ecja ka një ndikim të rëndësishëm në tru. Në fakt, ky aktivitet rrit qarkullimin e gjakut nëpër arterie dhe rrit prodhimin e gjakut në tru. Për më tepër, parandalon shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit.

  1. Forcon masën e kockave

Ecja çdo ditë përmirëson lëvizshmërinë e nyjeve, zvogëlon humbjen e kockave dhe rrezikun e frakturës. Një shëtitje çdo ditë prej 30-minutash zvogëlon dhimbjen e kyçeve, ngurtësinë dhe inflamacionin.

  1. Është i mirë për sytë

Duket e çuditshme, por nuk është e parëndësishme. Në të vërtetë, ecja ul nivelin e insulinës duke ndihmuar në uljen e presionit intraokular dhe zhvillimin e glaukomës.

  1. Redukton celulitin

Ecja është aktiviteti “kardio” që ju ndihmon të humbni peshë dhe të digjni kalori. Ecja më e shpejtë gjithashtu ndihmon në djegien e celulitit.

  1. Mban muskujt në formë

Sipas OBSH-së, ecja është një aktivitet fizik që ndihmon në mirëmbajtjen e muskujve përmes harxhimit të energjisë. Ndihmon gjithashtu në parandalimin dhe luftimin e mbipeshës.

 

 

Burimi / https://www.dididonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top