Ecja çdo ditë nga 15 deri në 30 minuta jo vetëm që përmirëson pamjen fizike, por edhe funksionimin e të gjitha organeve. Ka nga ata që preferojnë të vrapojnë dhe ata që ecin. Sidoqoftë, të bësh aktivitet për 2 ose 3 orë në javë është thelbësore për stimulimin e metabolizmit, promovimin e humbjes së peshës dhe mbrojtjen ndaj sëmundjeve dhe kancereve të caktuara kronike.
Arsyet pse duhet ecur çdo ditë:
- Ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, ecja dhe vrapimi janë veprimtari të domosdoshme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, pra sulmet dhe goditjet në zemër.
- Përmirëson frymëmarrjen
Ecja ndihmon në oksigjenimin e gjakut dhe prandaj eliminon toksinat dhe mbeturinat metabolike nga trupi. Gjithashtu lejon që personat me sëmundje të frymëmarrjes të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike.
- Promovon tretjen
Një proverb kinez thot: “Ata që bëjnë 100 hapa pas një vakti, do të jetojnë deri në 99 vjet”. Thënia popullore është pjesërisht e vërtetë. Ecja çdo ditë stimulon prodhimin e enzimave tretëse dhe përmirëson kontraktimin e muskujve të zorrëve në mënyrë që të zvogëlojë kapsllëkun dhe rrezikun e zhvillimit të kancerit kolorektal.
- Ka një efekt pozitiv në tru
Sipas një studimi shkencor të botuar në revistën mjekësore Experimental Biology, ecja ka një ndikim të rëndësishëm në tru. Në fakt, ky aktivitet nxit valët e presionit nëpër arterie dhe rrit prodhimin e gjakut në tru. Për më tepër, parandalon shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit.
- Forcon masën e kockave
Ecja çdo ditë përmirëson lëvizshmërinë e nyjeve, zvogëlon humbjen e kockave dhe rrezikun e frakturës. Një shëtitje çdo ditë prej 30-minutash zvogëlon dhimbjen e nyjeve, ngurtësinë dhe inflamacionin.
- Është e mirë për sytë
Duket e çuditshme, por nuk është e parëndësishme. Në të vërtetë, ecja ul nivelin e insulinës duke ndihmuar në uljen e presionit intraokular dhe zhvillimin e glaukomës.
- Redukton celulitin
Ecja është aktiviteti “kardio” që ju ndihmon të humbni peshë dhe të digjni kalori. Gjithashtu ecja e shpejtë ndihmon në djegien e celulitit.
- Mban muskujt të tonifikuar
Sipas OBSH-së, ecja është një aktivitet fizik që ndihmon në mirëmbajtjen e masës së muskujve përmes shpenzimit të energjisë. Ndihmon gjithashtu në parandalimin dhe luftimin e mbipeshës.
Burimi / https://www.dididonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.