Këshilla & Arsye

November 22, 2018 | 9:35

8 gjërat që duhet të dini për personat e lindur nën shenjën e Virgjëreshës

Para se të dalësh me një të lindur nën shenjën e Virgjëreshës, ka disa gjëra të rëndësishme që duhet t’i dini. Për këtë arsye është përpiluar një listë me 8 gjërat që duhet t’i dinë të gjithë para se të dalin me një person të shenjës së Virgjëreshës.

  1. Ata janë shumë të ndjeshëm.

Nëse doni një marrëdhënie të gjatë dhe të qëndrueshme me një person të kësaj shenje, jini empatik ndaj ndjenjave të tij. Ju, jo vetëm që duhet të dëgjoni, por gjithashtu tregoni interes në atë që ata ndjejnë. Ju duhet të provoni se jeni dikush që ata mund t’iu besojnë, në mënyrë që ata të shprehen lirisht me ju. Nëse i minimizoni ndjenjat e tyre, ata do të zemërohen dhe do t’ju refuzojnë.

  1. Duhet të jeni të drejtpërdrejtë

Kur flisni me një të lindur nën shenjën e Virgjëreshës, sigurohuni që të thoni atë që mendoni: ata nuk i pëlqejnë njerëzit e pasigurt dhe preferojnë dikë që di se çfarë do dhe dikë që nuk ka frikë t’i shprehë idetë. Njerëzit e kësaj shenje dëshirojnë sinqeritet, prandaj mos i fshihni ndjenjat tuaja. Nëse ata kanë diçka në mendje, ata do t’ua tregojnë menjëherë dhe duan që edhe ju të bëni të njëjtën gjë.

  1. Ata janë maniak të pastërtisë.

Nëse pëlqeni t’i përhapni sendet tuaja rreth shtëpisë, absolutisht duhet të ndryshoni qëndrim. Njerëzit e Virgjëreshës duan rendin dhe pastërtinë. Mos u shqetësoni nëse kjo gjë ju duket e çuditshme, thjesht përpiquni dhe bëni çmos për të mbajtur gjithçka në vend. Partneri juaj do të vlerësojë përpjekjet tuaja.

  1. Ata duhet të surprizohen.

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës shpenzojnë shumë për të tjerët dhe kurrë për veten e tyre. Sigurohuni që t’i surprizoni ata: kjo jo vetëm që do t’i bëjë të ndihen mirë, por gjithashtu do të bëjë që lidhja juaj të shkojë shumë larg.

  1. Ata kanë një shqisë të gjashtë për gënjeshtrat.

Vetëm një i çmendur mund ta gënjejë një të lindur nën shenjën e Virgjëreshës: ata mund t’i zbulojnë menjëherë gënjeshtrat, prandaj gjithmonë jini të ndershëm. Të lindur nën këtë shenjë relaksohen më shumë me njerëzit që ata e dinë se mund të kenë besim dhe, nëse dëshironi të jeni një prej tyre, gjithmonë thoni të vërtetën duke e ditur se do të jenë në gjendje ta pranojnë atë, përndryshe ata do të zbulojnë menjëherë mashtrimin dhe do t’iu bëjnë të ndiheni keq.

  1. Ata janë punëtorë.

Të lindur nën shenjën e Virgjëreshës punojnë shumë dhe fitojnë çdo qindarkë. Ata janë shumë profesionalë dhe i afrohen punës me një qëndrim shumë serioz. Ata punojnë shumë për të arritur ëndrrat dhe qëllimet e tyre dhe kanë shumë pak tolerancë ndaj atyre që nuk punojnë aq fort.

  1. Respektoni hapësirën e tyre.

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës janë më introvertë sesa njerëzit e shenjave të tjera, prandaj është e rëndësishme të respektojmë hapësirën e tyre personale, përndryshe ata mund të bëhen të ftohtë dhe indiferentë.

  1. Kanë nevojë për nxitës.

Nëse doni të dilni me një të lindur nën shenjën e Virgjëreshës, ju duhet të mbështetni ëndrrat e tij, sepse ka ambicie të mëdha dhe standarde shumë të larta. Pikërisht për këtë arsye, ata janë të parët që kritikojnë vetveten dhe kur duhet të tërhiqen. Ndihmojini ata të përcaktojnë arritjet dhe të festojnë sukseset e tyre.

 

Burimi / www.apost.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top