Një thënie e vjetër thotë se sytë janë dritare e shpirtit. Askush nuk e di se nga vjen kjo frazë, por megjithatë sot dimë me siguri se sytë mund të tregojnë shumë për ne dhe të tregojë gjendjen tonë shëndetësore.
Bright Side ndan këto vëzhgime për ne:
Një gungë në qepallë
Nëse ju keni pasur ndonjëherë një gungë, ju e dini dhimbjen dhe acarim që ajo shkakton. Një gungë në qepallë shkaktohet nga një gjëndër dhjamore e bllokuar dhe zakonisht largohet brenda pak ditësh, por mund të vazhdojë, duke shkaktuar vështirësi serioze. Por nëse vazhdon për një kohë të gjatë ajo mund të jetë shenjë e një gjëndrre të rrezikshme dhjamore. Nëse vëreni se nuk shërohet ose shfaqet në të njëjtin vend, është koha për t’u vizituar tek një mjek.
Rënia e vetullave
Ka shumë arsye për rënien e vetullave: plakja, stresi, ose mungesa e lëndëve ushqyese. Alopecia areata, mund të jetë një tjetër arsye, edhe pse ajo ndikon jo më shumë se 0.1% të popullsisë. Një arsye për humbjen e vetullave është hipotiroidizmi – një mungesë akute e hormoneve tiroide që në raste ekstreme mund të çojë në humbjen e qimeve. Pra, nëse qimet tuaja po bien, është më mirë të vizitoni mjekun tuaj dhe të kontrolloni gjendjen e gjëndrës tiroide.
Vizion i paqartë
Shumë prej nesh shpenzojnë orë në kompjutera në shtëpi ose në punë, gjë që shkakton sy të irrituar ose pamje të paqartë. Në ditët e sotme kjo situatë ndodh kaq shpesh saqë ekziston një term i veçantë në praktikën mjekësore, që përshkruan problemet e vizionit që lidhen me qëndrimin e zgjatur në kompjuter, telefonin celular ose përdorimin e librit elektronik: “syri dixhital” ose “sindromi i syve të thatë”. Nëse keni këto shenja, diskutoni me mjekun tuaj për mënyrat e zgjidhjes së këtij problemi.
Njollat e bardha
Është gjithmonë e frikshme të vëresh një vend të bardhë në vizionin tënd. Kjo shpesh mund të tregojë migrenën me aurë, veçanërisht nëse pamja që ju shihni shoqërohet me pika të ndezura ose linja të valëzuara. Në mënyrë tipike, pikat e verdha shkojnë së bashku me dhimbje koke. Nëse keni shenja të tilla shkoni tek mjeku.
Sytë e fryrë
Ne të gjithë kemi pasur raste kur na duket sikur sytë na tradhtojnë. Ne i fërkojmë ato, lëvizim qepallat disa herë, derisa vizioni të qartësohet përsëri. Por nëse vazhdimisht ndjeni ndonjë lloj zgjerimi në sytë tuaj, kjo mund të jetë një simptomë e sëmundjes së tiroides së syrit. Kjo do të thotë se tiroidja juaj është tepër aktive. Vështirësia në mbylljen e syve shkakton edhe fryrjen e tyre. Kjo ndodh në 30% të rasteve, kështu që nëse shihni diçka të tillë, menjëherë telefononi mjekun tuaj.
E bardha e syrit merr ngjyrë të verdhë
Çdo ditë kalojmë kohë duke u parë në pasqyrë, prandaj nuk mund ta humbasim këtë problem. Të rriturit dhe të sapolindurit me funksion të pazhvilluar të mëlçisë mund të përballen me verdhëz. Ajo gjithashtu mund të lidhet me tëmthin ose kanalet biliare. Pra, nëse e vëreni këtë shenjë mos e injoroni atë – nxitoni për të gjetur arsyen.
Vizion i paqartë
Njerëzit me diabet duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë shëndetit të tyre, dhe vizioni i paqartë është një nga shenjat. Një problem i tillë është retinopatia diabetike – një gjendje e shkaktuar nga dëmtimi i enëve të gjakut në indin e retinës fotosensitive. Ky problem duhet të merret seriozisht: duhet të kontaktoni një specialist në fillimin e simptomave.
Vizioni i dëmtuar ose i turbullt, humbja e shikimit
Çdo ndryshim i vizionit është një zile alarmi që kërkon një përgjigje të menjëhershme. Dhe në qoftë se vini re shikim të mjegulluar, ose madje zhdukjen për një moment, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë, sepse këto shpesh janë shenjat e para të një goditje në tru.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.