Përkufizimi i një narcisisti është “dikush që ka një ndjenja të fryra për veten e tij, një nevojë të thellë për admirim dhe mungesën e ndjeshmërisë për të tjerët.”
Narcizmi është çrregullim peronaliteti, që shkakton shumë probleme në të gjitha aspektet e jetës së një personi. Ajo ndikon në punë, shkollë, marrëdhënie dhe çështje të tjera. Mund të përkeqësohet me depresionin dhe varësinë. Dikush që është një narcisist është zakonisht i pakënaqur dhe i zhgënjyer nga të tjerët, duke mos marrë trajtim të veçantë, siç ata besojnë meritojnë.
Këtu janë 8 shenjat e një Narcisti:
1. Ata e ekzagjerojnë me arritjet e tyre dhe talentet.
2. Janë manipulues.
3. Nuk i njohin dhe nuk i pranojnë ndjenjat e të tjerëve. E vetmja gjë që ka rëndësi është se si ata ndjehen.
4. Janë kryelartë.
5. Kërkojnë admirimin e vazhdueshëm.
6. Përfitojnë nga të tjerët. Kjo do të thotë që shkelin mbi çdo gjë për të arritur qëllimet e tyre.
7. I kanë zili të tjerët. Narcisti nuk mund të pranojë askënd më shumë se vetveten. Vuan nga depresioni i rëndë dhe frustrimi.
8. Besojnë se janë SUPERIORË.
Narcizmi është çrregullim personaliteti, është një çështje e shëndetit mendor. Njerëzit narcistë janë mendërisht të paaftë që ta shohin botën si gjithë të tjerët. Ata besojnë se janë mbi të gjithë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.