Mirësjellja është karakteristika kryesore që zgjedhin meshkujt dhe femrat tek partneri për një lidhje të qëndrueshme. Menjëherë pas kësaj janë paraqitja fizike dhe prespektiva financiare, që reflektohen ndryshe tek dy gjinitë.
Është bërë një kërkim, ku janë përfshirë 2700 studentë të të dyja gjinive, por nga pjesë të ndryshme të botës, për të vënë në pah ndryshimet kulturore mes Perëndimit dhe Lindjes. Ishin 8 karakteristika në listën e zgjedhjes, ndër te cilat tërheqja fizike, mirëqenia ekonomike, mirësjellja, humori, dëshira për fëmijë, kreativiteti, besimi fetar dhe besnikëria.
Nga analizimet rezultoi se ka diferenca në sjelljet dhe përzgjedhjet në bazë të kulturës, por ndër to edhe ngjashmëri. Mirësjellja ishte universale, duke u zgjedhur si karakteristika kryesore nga 26% e të anketuarve të të dyja kulturave të ndryshme.
Ndërkohë që ndryshimi në gjini qëndronte tek pamja e jashtme. Për meshkujt ishte shumë me e rëndësishme, ndërsa femrat zgjidhnin më tepër gjendjen ekonomike, ndryshe nga meshkujt.
Burimi / KlanPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.