Këshilla & Arsye

April 20, 2019 | 8:26

8 këshilla si të jeni të lumtur e të keni sukses

Studimet në psikologji kanë arritur në përfundimin se ka një lidhje të fortë mes të qenit i lumtur e të pasurit sukses. Po cili është i pari: suksesi apo lumturia? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është me të vërtetë e vështirë për t’u përcaktuar, por fatmirësisht psikologjia eksperimentuese na vjen në ndihmë. Sipas psikologëve kush është i lumtur e kryen më mirë një detyrë të caktuar. Kemi përzgjedhur 8 mënyra të testuara nga psikologët për të rritur lumturinë e për pasojë për të pasur edhe sukses.

Flisni me të tjerët | Në eksperimente të ndryshme ka dalë në pah se bashkëbisedimi me të tjerët rrit gjendjen e lumturisë.

Bëni aktivitete argëtuese | Njerëzit që shkojnë në festa, që bëjnë shpesh pushime apo kultivojnë pasionet e tyre personale janë më të lumtur.

Zgjidhni konfliktet në mënyrë efikase | Kush është i lumtur i zgjidh problemet në mënyrë më të thjeshtë se sa ata që janë të trishtuar.

Ndihmoni të tjerët | Që të jeni më të lumtur duhet t’u ofroni të tjerëve ndihmën tuaj. Studimet thonë se ata që janë më të lumtur janë më të prirur për sjellje prosociale.

Ndihuni të shëndetshëm | Kush është i lumtur është më i shëndetshëm, ka nivel më të lartë të durimit të dhimbjeve (ndjen më pak dhimbje) dhe ka sistem imunitar më të fortë.

Jepuni pas kreativitetit | Aktivitetet kreative rrisin lumturinë. Njerëzit më të lumtur, janë dy herë më shumë kreativë se të tjerët.

Kërkoni talentet tuaja | Edhe kjo këshillë, në dukje banale, është jetësore për të rritur “autoefikasitetin” dhe lumturinë.

Jini mirënjohës | Studime të ndryshme psikologjike kanë vërtetuar se sa efekt të fuqishëm ka kjo ndjenjë mbi gjendjen tonë shpirtërore.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top