Në fokus

March 8, 2017 | 11:29

8 Mars personal për një Burrë e për një Grua/ Urimi i veçantë i ministres Kumbaro

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u ka kushtuar një urim të veçantë prindërve të saj këtë 8 mars, ku shkruan: se ky është një urim personal.

Statusi i plotë i ministres Kumbaro në Facebook:

1

 8 Mars personal për një Burrë e për një Grua,

për të falenderuar nënën time dhe babanë tim, dy të shtrenjtët e mi arsimtarë, që më mësuan se e para ishte Fjala, se sa shumë duhet të luftosh për t’ia dalë me aftësinë e mendjes e me forcën e Fjalës;
që më dhanë, para shkollës, mësimin më të çmuar se nuk ka emancipim të shoqërisë nëse gruaja dhe burri nuk janë bashkë në atë luftë;
që më përkthyen në shqip kuptimin e 8 Marsi-t jo thjesht si një festë, por si një ditë, ekzistenca e së cilës tregon se rruga drejt qytetërimit është e gjatë;
që më treguan, pa e thënë, se çfarë është një dashuri e madhe mes burrit dhe gruas.
U kërkoj ndjesë atij në qiell e asaj në shtëpi, për lëndimet që u shkakton dhuna verbale e fyerjet që bien ndonjëherë mbi vajzën e tyre vetëm pse ka pranuar të jetë në politikë, por duke i bërë të ndjehen krenarë për çdo ditë të punës time, vajzës së tyre.
Të tjerat shkojnë e vijnë…

Të dua shumë Ma!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top