Ashtu si trëndafili njihet si simboli i dhuratave të Shën Valentinit, mimoza njihet si simboli i 8 Marsit, festës së gruas.
Por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse?
Përveç faktit që kjo pemë lulëzon pikërisht në ditët e para të muajit mars, mimoza duket se është përzgjedhur si dhurata tipike për femrat në ditën e tyre, sepse ka diçka femërore brenda saj.
Etimologjia e fjalës “mimozë” tregon se ajo mbërrin nga fjala latine “Mimus”. Dhe mbizotëruese është reza spanjolle e shpjegimit të saj, se ka si rrënjë fjalën spanjolle “Mime”, që do të thotë “puth”. Dhe prandaj lidhja e kësaj peme, është më e afërt me femrën si të tillë.
Ndërsa ideja e zgjedhjes së mimozës si një simbol të Ditës Ndërkombëtare të Grave i atribuohet iniciativës së feministeve të vitit 1946, Tereza Valnut, Rita Montagnana dhe Tereza Mattei. Ndoshta zgjedhja ishte nxitur thjesht nga sezonaliteti, pra që mimoza çel pikërisht në fillim marsi.
Por edhe se sipas tyre, lulja e saj është mjaft sensuale dhe i përafrohet brishtësisë femërore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.