Nuk është e thjeshtë, por në një moment të jetës për shumë njerëz bëhet kusht i domosdoshëm dhe nxitet nevoja për t’u ndier mirë jo vetëm fizikisht por edhe psikologjikisht…
Me ekuilibër të brendshëm nënkuptojmë gjendjen e mirëqenies dhe qetësisë që karakterizon individët të cilët kanë vendosur të largojnë veten nga zhgënjimi, por mbi të gjitha të mos ndikohen më nga ngjarjet negative të jetës. Është normale të kesh momente të errëta, por ata që punojnë për të gjetur paqen, mund t’i kapërcejnë më lehtë situatat negative. Nuk është e thjeshtë të jesh në gjendje të gjesh ekuilibrin e brendshëm, por ata që e bëjnë atë, me siguri do të jetojnë më mirë.
Ne sugjerojmë 8 mënyra për ta arritur këtë:
Largoni gjërat e tepërta
Të qenit i rrethuar nga gjëra dhe njerëz që nuk ju nevojiten vetëm krijon hutim dhe na largon nga vetja. Në shtëpi, herë pas here, hedhim atë që nuk e kemi përdorur për një kohë të gjatë, ndërsa në marrëdhëniet shoqërore kultivojmë miqësi të pakta por të vërteta dhe të sinqerta.
Ecni përpara
Edhe nëse kemi frikë dhe diçka na paralizon, duhet të përpiqemi të lëvizim; përballja me të panjohurën ndihmon për të na dhënë besim dhe të besojmë në aftësitë tona.
Meditoni ose lutuni
Është vërtetuar shkencërisht që ata që luten ose meditojnë, jetojnë më gjatë sepse duke ndjekur këto praktika qetësohen, largojnë mendimet negative dhe zemërimin.
Kultivimi i një interesi
Për të gjetur ekuilibrin e brendshëm është thelbësore t’i përkushtoheni asaj që pëlqeni; nëse nuk jeni me fat që të bëni një punë që ju kënaq, mund të gjeni diçka që ju intereson për kohën e lirë.
Bëni mirë
Ndihma për ata që kanë nevojë për disa orë në muaj ose javë nuk është vetëm e dobishme nga ana shoqërore, por jep kënaqësi të madhe dhe ndihmon për të arritur paqen me veten. Të kuptuarit se ju jeni i rëndësishëm për dikë rrit vetëvlerësimin dhe në momentet negative të jetës sonë i jep kuptim ekzistencës. Ndonjëherë një buzëqeshje është e mjaftueshme për një person që ne e shohim të trishtuar dhe të zhytur në mendime, për t’u ndjerë mirë me veten!
Të qenit në natyrë dhe me kafshë
Të gjithë, por veçanërisht ata që jetojnë në qytet, duhet të gjejnë kohë të jenë në mes të natyrës dhe kafshëve; ecja në plazh zbathur, në park, përqafimi i një peme, vrapimi me qenin tuaj ose bërja e një udhëtimi me kalë janë të gjitha situata me një efekt të fuqishëm qetësues dhe relaksues.
Ndiqni një jetë të shëndetshme
Ushqyerja siç duhet, gjumi, pushimi i nevojshëm, bërja e aktivitetit fizik dhe zvogëlimi i veseve në raste të veçanta janë të gjitha situata që kontribuojnë për t’u kujdesur për veten; vonojnë procesin e plakjes, përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe largojnë sëmundjet.
Argëtimi
Njerëzit që kanë një ekuilibër të mirë të brendshëm janë gjithashtu ata që shijojnë, qeshin dhe jetojnë situata të këndshme në jetën e tyre, duke mos i marrë situatat shumë seriozisht.
Burimi / https://www.amando.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.