Mirëqenie

August 13, 2019 | 8:35

8 përfitimet e hurmave arabe që do të revolucionarizojnë shëndetin tuaj

Një përbërës themelor i dietës mesdhetare është hurma arabe, një frut pak i njohur por shumë i pasur me përfitime. Përveç se është i shijshëm, ai përmban shumë lëndë ushqyese si hekuri, kaliumi, proteina, fibra dietike, kalcium, vitamina A, C dhe grupin B.

Hurmat arabe kanë veti antivirale, anti-inflamatore dhe anti-hemorragjike. Duke qenë të pasura me sheqerna natyralë, sugjerohet t’i hani ato shpesh, por me moderim.

Më poshtë rendisim 8 përfitimet e tyre:

Japin energji. Duke qenë të pasura me glukozë, fruktozë dhe saharozë, hurmat arabe japin energji pothuajse menjëherë. Ato gjithashtu përmbajnë kalium, një mineral që trupit i duhet për ta shndërruar sheqerin në energji.

Luftojnë kapsllëkun. Hurmat arabe kanë një efekt qetësues që mund të jetë i dobishëm për ata që vuajnë nga kapsllëku. Ato janë të pasura me fibra të tretshme, të cilat stimulojnë traktin e zorrëve.

Kurojnë aneminë. Mungesa e hekurit është një nga shkaqet kryesore të niveleve të ulëta të hemoglobinës, e cila shkakton anemi. Hurmat arabe përmbajnë hekur, një mineral që promovon prodhimin e hemoglobinës.

Shtatzënia. Hurmat arabe përmbajnë ushqyes të shumtë që janë të dobishëm gjatë shtatzënisë, si për nënën ashtu edhe për fëmijën e palindur. Ato gjithashtu ndihmojnë në forcimin e muskujve të mitrës.

Kundër dhimbjeve nga pija. Hurmat arabe mund të ndihmojnë në luftimin e efekteve të pijes, duke favorizuar detoksifikimin e mëlçisë dhe dhënien e energjisë.

Zemra. Duke qenë se përmbajnë pak natrium dhe janë të pasura me kalium, hurmat arabe ndihmojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe mbajtjen e presionit në nivele të shëndetshme. Kaliumi zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër.

Sistemi nervor. Vitaminat e grupit B të hurmave arabe përmirësojnë shëndetin dhe funksionimin e sistemit nervor. Përveç kësaj, kaliumi përmirëson gjumin dhe gatishmërinë e trurit.

Artriti. Hurmat arabe kanë veti anti-inflamatore dhe anti-oksiduese që lehtësojnë inflamacionin dhe dhimbjen e shkaktuar nga artriti. Magnezi dhe kaliumi i hurmave forcojnë kockat dhe zvogëlojnë rrezikun e artritit dhe artrozës.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top