Mirëqenie

March 29, 2019 | 10:41

8 përfitimet që merr shëndeti nga konsumimi i ananasit

Jeni në kërkim të një fruti të ëmbël, plot shije dhe vlera shëndetësore? Ananasi është zgjedhja fantastike. Ananasi është frut i adhuruar në gjithë botën, për shkak të shijes dhe aromës së këndshme që ka, mirëpo pakkush e di që është shërues. Ananasi filloi të përdoret në Amerikën e Jugut, ku eksploruesit e hershëm evropianë e quajtën atë boçë pishe për shkak të ngjashmërisë.

Ananasi rekomandohet edhe si ndihmë për humbje peshe, për eliminimin e celulitit, kundër rrudhave dhe ënjtjeve. Ky frut popullor është i mbushur me ushqyes, antioksidantë dhe komponime të tjera të dobishme, siç janë enzimat që mund të luftojnë inflamacionin dhe sëmundjet.

Këtu janë tetë përfitimet shëndetësore të ananasit.

  • Përmban antioksidantë për luftimin e sëmundjeve.
  • Ananasi përmban enzimë proteolitike bromelaine, e cila merr pjesë në tretjen e ushqimit dhe zbërthen proteinat.
  • Ananasi ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit, gjithashtu rrit imunitetin.
  • Lehtëson dhimbjen e simptomave të sëmundjes së artritit
  • Ndihmon në shërimin më të shpejtë pas operacionit
  • Ananasi përmban edhe vitaminën A në formë beta-karoteni, mirëpo përmban edhe në masë të mirë vitaminë B dhe kalcium.
  • Ananasi përmirëson funksionet imunitare dhe ul inflamacionin. Sistemi imunitar ka një rol mbrojtës së trupit kundër sëmundjeve.
  • Lufton mikroorganizmat e dëmshëm dhe përmirëson problemet e shkaktuara prej tyre.

Dietat e pasura me antioksidantë përmirësojnë pjellorinë. Ananasi përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh të dobishme siç janë beta-karoten, vitaminë C, bakër dhe zink. Shumë prej këtyre elementëve i bëjnë meshkujt dhe femrat më pjellorë.

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top