Cila është gjëja e parë që kërkoni kur zgjoheni në mëngjes? Nëse përgjigjja juaj është kafe, atëherë duhet ta rishikoni këtë gjë. Nëse në vend të kafes pini një ujë të ngrohtë (ose të ftohtë) me limon dhe mjaltë, ju do të merrni shumë përfitime shëndetësore dhe do të filloni mbarë ditën.
Ja pse:
- Stimulon sistemin e tretjes, duke zvogëluar rrezikun e kapsllëkut.
- Përmes ujit me limon dhe mjaltë ju humbisni peshë, pasi ai ju ndihmon që të qëndroni të plotë dhe largon dëshirat për të ngrënë.
- Përmirësohet funksioni i zorrës së trashë, duke reduktuar fryrjen.
- Pastrohet sistemi limfatik duke zvogëluar rrezikun e sëmundjes.
- Nxit energjinë dhe humorin tuaj, pasi kjo pije eliminon toksinat në trup.
- Mban larg infeksionet, pasi uji me limon dhe mjaltë pastron traktin urinar dhe vepron si një diuretik.
- Përmirëson shëndetin oral dhe largon erën e keqe të gojës.
- Pastron lëkurën dhe ju filloni të merrni një shkëlqim natyral.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://tiphero.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.