Këshilla & Arsye

May 24, 2018 | 14:21

8 rregullat që duhen zbatuar, për të luftuar diabetin

A është diabeti i rrezikshëm? Sigurisht! Ekzistojnë dy lloje. Diabeti i tipit 1. Ai është gjenetik dhe nuk ke çfarë t’i bësh. Por diabetin e tipit 2 mund ta luftoni. Për këtë duhet vetëm të zbatoni të paktën 8 rregulla, si më poshtë.

Hiqni kilogramët e tepërt

Jeni në mbipeshë? Kjo mund të kthehet në rrezik. Nëse peshoni mbi peshën e duhur, rreziku për diabetin është shumë më i madh se kur keni peshë normale.

Bëni sport, sport, sport

Lëvizni. Nuk është nevoja të ushtroheni për maratonën e ardhshme. Por 30 deri 60 minuta lëvizje në ditë ndihmojnë. Pjesën më të madhe të kësaj mund ta fusni në programin ditor. Po e bëtë kështu nuk u dhembin muskujt.

Ushqehuni me arsye

Qëndroni larg patatinave, çokollatave dhe tortave, patateve të skuqura dhe picave. Këto ushqime janë bomba me kalori dhe shkojnë direkt në kofshë dhe bark dhe mund të çojnë në diabet.

Përdorni produkte të shëndetshme gjatë gatimit

Mundësisht sa më pak yndyrna thotë rregulli. Këshillohet po ashtu që mishi të jetë pa dhjamë – peshku dhe perimet më mirë të ziera me pak ujë ose në avull. Sa më pak yndrna, aq më mirë. Dhe nëse nuk bëni dot pa yndyrna, atëherë do ishte mirë të përdorni yndyrna që quhen të pangopura, si për shembull vaj ulliri.

Larg duart nga limonatat, coca-cola etj.

Të ashtuquajturat pije të lehta e kanë peshën brenda: 36 copa sheqeri ndodhen vetëm në një shishe- edhe kjo është bombë kalorish. Në trup ato kthehen direkt në dhjamë. Lëndë ushqyese ato nuk kanë. Prandaj është mire të pini sa më pak, ose të mos pini fare.

Pini pak ose aspak alkool

Çdo mbrëmje një birrë apo një gotë verë? Kështu keni marrë një pjesë të mirë të racionit ditor për kalori. 100 ml birrë ka 40 kalori dhe një gotë verë ka 300 kalori. Nëse pini shumë alkool mund të intoksikoheni. Pini më mirë pije që janë në modë si smuthi (smoothie). Alkooli ju shton peshën dhe luan rol negativ në ezaurimin e sheqerit.

Bëni pushim

Një shëtitje e shkurtër në drekë i bën mirë jo vetëm shpirtit, por edhe trupit. Kështu mund të largoni stresin dhe të ulni rrezikun e prekjes nga diabeti. Çdo lloj lëvizjeje ul kaloritë dhe bën mirë për të mos shtuar në peshë.

Flini mirë

Gjumi i mirë është ilaçi më i mirë dhe funksionon më mirë kur bëni rregullisht sport. Në gjumë trupi rigjenerohet, djeg kalori dhe absorbon yndyrnat. Gjumi dhe çlodhja pengojnë jo vetëm diabetin, por edhe shumë sëmundje të tjera.

Burimi / gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top