Pilulat dietike mund të jenë shumë joshëse për njerëzit që janë duke luftuar me menaxhimin e peshës së tyre ose përpiqen ta humbin atë. Ata shpesh provojnë gjithçka që mundin për të humbur peshë, por jo të gjitha këto mundësi janë të shëndetshme ose të mira. Pa një hulumtim të duhur, ne mund të përfundojmë duke dëmtuar veten. Pilulat dietike janë një shembull i kësaj. Nuk ka pilula magjike që do t’iu dobësojnë, ato vetëm do t’ju lëndojnë.
Zgjidhja më e mirë është që të ndiqni një mënyrë jetese të shëndetshme.
Ja cilat janë disa nga rreziqet që shkaktojnë pilulat dobësuese:
- Dëmtimi i mëlçisë
- Probleme me veshkat
- Pagjumësi
- Presion të lartë gjaku
- Diarre
- Gjakderdhje rektale
- Rritje të rrahjeve të zemrës
- Dhimbje koke
Burimi / https://brightside.me
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.