Vitaminat dhe mineralet janë të rëndësishme për jetën e njeriut po aq sa ajri dhe uji. Ato ndihmojnë në funksionimin e organeve të ndryshme, si dhe mbrojnë trupin nga një sërë sëmundjesh. Zakonisht vitaminat dhe mineralet përfshihen në të njëjtën kategori, por në fakt janë krejt të ndryshme. Vitaminat janë substanca organike të prodhuara nga produktet bimore ose shtazore.
Përveç vitaminës D, të cilën njeriu është i aftë ta prodhojë vetë nga rrezet e diellit, asnjë prej vitaminave të tjera nuk prodhohet në organizëm dhe kështu duhet të merren nga ushqimi.
Shumë njerëz kanë mungesë në një vitaminë të caktuar si pasojë e ushqyerjes jo të mirë. Dhe kjo shfaqet me shenja të ndryshme në trup.
Ja cilat janë 8 shenjat që paralajmërojnë për mungesë të vitaminave:
Rënie të flokëve
Mungesa e vitaminës B7 (biotinë) nga konsumimi i tepërt i vezëve të gjalla. Të bardhat e vezëve përmbajnë avidin, që pengon trupin të absorbojë biotinë.
Që mos të keni mungesë të vitaminës B7, konsumoni më shumë bajame, produkte të sojës, patate dhe banane.
Ngërçe
Ngërçet e shpeshta paralajmërojnë për mungesë të kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Kjo ndodh sidomos tek atletët, duke qenë se kur djersitin humbasin shumë minerale në trup.
Prandaj duhet të konsumoni më shumë fruta të thera (si bajame dhe arra), kungull, banane dhe mollë.
Puçrra në fytyrë
Mungesa e vitaminës B7 (biotina). Trupi i ruan shumicën e vitaminave të tretshme në yndyra (A, E, K, D), ndërsa vitaminat e grupit B duhet të ruhen vazhdimisht.
Përveç suplementeve ushqyese që mund të blini në farmaci, mund të rrisni dozat e biotinës thjesht duke ndryshuar dietën. Konsumoni kërpudha, patate, djath, vezë të ziera, spinaq dhe lulelakër.
Mpirje
Arsyeja? Moskonsumimi mjaftueshëm i ushqimeve të pasura në vitaminat B6, B12 dhe B9 (acid folik). Këto vitamina ndihmojnë në zhvillimin e qelizave të shëndetshme në gjak që janë të nevojshme për transportimin e oksigjenit në qeliza. Konsumoni më shumë fasule, qitro, produkte të detit dhe mish pule.
Puçrra në duar dhe këmbë
Puçrrat shfaqen si pasojë e mungesës së vitaminave A, D dhe acideve yndyrore. Përpiquni të konsumoni me pak yndyra trans. Duhet të konsumoni më shumë salmon dhe fruta të thata. Ndërsa vitamina A gjendet më shumë tek perimet si karotat ose specat e kuq.
Zverdhje të të bardhave të syve
Mungesë të vitaminës B12. Konsumoni më shumë ushqime të pasura në këtë vitaminë, si qumësht, salmon, tuna, mëlçi viçi dhe pule.
Probleme me mishrat e dhëmbëve
Mungesa e vitaminës D. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D shpesh vuajnë nga periodontiti (sëmundje e mishrave të dhëmbëve). Një dietë e pasur me ushqime të pasura në kalcium, fosfor dhe vitaminë D është shumë e rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve. Konsumoni më shumë produkte të qumështit, oriz kafe, domate, fasule, peshk, qitro dhe rrush.
Herpes në buzë
Shfaqja e shpeshtë e herpesit në buzë mund të paralajmërojë për mungesë të vitaminave B3, B2 dhe B12. Përpiquni të konsumoni më shumë peshk, vezë, fasule dhe fruta të thata. Duhet t’i shoqëroni gjithashtu këto ushqime me perime duke qenë se vitamina C ndihmon për të luftuar infeksionet dhe për të përthithur hekurin.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.