Disa njerëz mendojnë se ju dominoni. Disa, se jeni e pasjellshme.
Në fakt, asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. Këto fjalë nuk e reflektojnë aspak personalitetin tuaj. Përkundrazi, “njerëzit e fortë” përbrenda janë kotele.
Thjesht, njerëzit me tipa dominues duan t’ju etiketojnë si të tillë.
Njerëzit e fortë, ndryshe nga njerëzit dominues, nuk kanë dëshirë të kërkojnë fitore/trofe, thjesht, ato nuk do të lejojnë që njerëz të tjerë t’i mposhtin.
Natyrshëm, disa njerëz do të kenë frikë nga ju. Por kjo ka të bëjë me faktin se ata nuk e kuptojnë që ju mund të jeni aq i/e relaksuar me veten, sa që nuk keni nevojë për konfirmim nga jashtë.
Ja 8 shenja që tregojnë se ju ndoshta mund t’i trembni disa njerëz:
1. Ju nuk i besoni dhe as i pranoni justifikimet, por fokusoheni tek arritjet duke kapërcyer çdo pengesë.
2. Ju jeni e kujdesshme me njerëzit që lejoni të “futen” në jetën tuaj.
3. I urreni thashethemet. E urreni të diskutoni për njerëzit, kur ndërkohë mund të diskutoni për ide.
4. Nuk mund ta kapërdini dot pandjeshmërinë, idiotësinë dhe injorancën. Personaliteti i fortë është rezultat i të menduarit dhe të qenit i mirëinformuar.
5. Ju dini si të dëgjoni, dhe i dëgjoni të tjerët.
6. Ju nuk ju intereson të qenit në qendër të vëmendjes së të tjerëve.
7. Nuk keni frikë.
8. Jeni tolerant ndaj pasigurisë, duke e kthyer këtë në një avantazh./Gentlewomen
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.