Mirëqenie

March 22, 2018 | 13:15

8 ushqimet që ju bëjnë të lumtur

Nëse po kaloni një ditë të keqe, akullorja, picat dhe ëmbëlsirat duket se janë ushqimet më të mira që mund t’ju ngrenë humorin.

Në fakt, këto të fundit thjesht do t’ju “shterojnë” energjitë dhe nuk do t’ju rrisin humorin, pasi nuk do të çlirojnë hormonet e lumturisë në trurin tuaj.

Për të stimuluar prodhimin e serotoninës, dopaminës, ju duhet të siguroheni që regjimi juaj ushqimor të përmbajë këto vlera ushqyese si më poshtë.

  • Hani ushqime të pasura me probiotikë. Mos lini jashtë regjimit ushqimor, produktet që janë të pasura me kompleksin e vitaminave B. Këto të fundit janë esenciale për ngritjen e humorit, për prodhimin e melatoninën (hormoni i gjumit) dhe serotoninës.
  • Yndyrnat e shëndetshme omega 3 mbështesin funksionet e trurit. Hekuri dhe zinku gjithashtu njihet si mineralet që parandalojnë depresionin dhe luajnë një rol kryesor në transportimin e neurotransmetuesve të lumturisë.
  • Gjëndrat e tiroideve kanë nevojë për selenium që të funksionojnë si duhet dhe duke qenë se kjo gjëndër është “fabrika” e prodhimit të hormoneve, duhet të siguroheni që kjo e fundit të mos ketë asnjë deficit.

Kjo është lista e ushqimeve:

Fruta të thata si arrat e brazilit 

Qershitë

Çokollata e zezë 

Banane

Tërshërë

Peshk

Kos 

Spinaq

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top